– Unë do të flas për punën tonë dhe si e shohim këtë dukuri, kryesisht në emrin tim, në punën time si redaktor i Vistinomer dhe Kritink. Siç dihet, ne merremi me zbulimin dhe ekspozimin e dezinformatave. Kjo është puna jonë kryesore, por kjo nuk do të thotë që ne nuk botojmë narrativa pozitive. Unë mendoj se diskutimi këtu nuk është nëse duhet të kalojmë në anën pozitive të gjërave, t’i përhapim ato, të botojmë rrëfimet tona pozitive, të mos u kushtojmë vëmendje atyre që përhapin keqinformata, etj., tha redaktori i Vistinomer dhe Kritink, e-botimet e Fondacionit Metamorfozis, Vlladimir Petreski në panelin e diskutimit të CIVIL-in në temën “Autostrada me fakte, përgjegjësi dhe vendosmëri qorr sokakut të keqinformimit të rrezikshëm”.
Shumë varet nga tema dhe audienca se si do të sillemi në këtë plan, dmth. cilat taktika, cilën strategji do të zbatojmë. Një nga aktivitetet tona kryesore gjatë dy viteve të fundit ka të bëjë me keqinformimin në lidhje me Kovid. Ne në Vistinomer dhe unë si kryeredaktor, besojmë se keqinformimi që ka lindur kaq papritur dhe në një masë të tillë në lidhje me Kovid-19, ishte shumë e rëndësishme që të merresh me të drejtpërdrejt, qartë dhe me zë të lartë dhe të përsërisësh, të jesh përsëritës, sepse përsëritja është shumë e rëndësishme për përhapjen e keqinformatave, dhe shumë e rëndësishme në verifikimin e fakteve, do të thotë është shumë e rëndësishme të jesh përsëritës dhe të përsërisësh të vërtetën pa ndërprerje, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kovid, ku bëhet fjalë për shëndetin publik, ku jeta e njerëzve është në rrezik.
Ajo zonë, ai segment kërkon një kundërshtim të tillë të drejtpërdrejtë ndaj keqinformimit. Ka fusha të tjera, të cilat i referohen audiencave të tjera, ku përhapja e narrativës pozitive është shumë e rëndësishme. Pastaj, në varësi të audiencës, ka studime në Francë ku është punuar me pasuesit e ISIS, por që janë shumë të rinj, adoleshentë dhe në të njëzetat e tyre. Dhe është shumë e vështirë për që të ndryshohet mendimi, duke kundërshtuar drejtpërdrejt atë që besojnë. Psikologët që punojnë me ta përdorin metoda shumë të çuditshme, ku u kërkojnë të kthehen në fëmijëri. Të kthehen në atë periudhë të jetës së tyre kur kishin një familje, kur ndiheshin të sigurt, kur kishin prindër, kur kishin njerëz që i donin, për të kujtuar skenat, aromat e asaj periudhe dhe që andej të fillonin të ndërtonin zhvillimin e një personi të ri, dhe të lënë mënjanë urrejtjen që e ndiejnë. Pra, shumë varet nga audienca, dhe ne, përveç verifikimit të fakteve, si një aktivitet themelor, sepse mendojmë se verifikimi i fakteve është shumë i rëndësishëm, ka anët e saj pozitive dhe negative. Kurrë nuk e kemi pritur, dhe as nuk e presim tani se kjo do të jetë një zgjidhje e plotë për problemin.
Por, për shembull, mund t’ju them si më poshtë, mbi 96,97 përqind e rishikimeve tona, të kontrollit tonë të fakteve, të cilat ne i bëjmë çdo muaj, janë origjinale. Dua të them se përmbajtja që kemi kontrolluar nuk është kontrolluar nga askush tjetër. Nëse nuk do t’i kishim kontrolluar, nuk do të kishte pasur fare. Askush nuk do të ishte në gjendje t’u referohej atyre, t’i kërkonte, të merrte informacion, etj.
Ne do të vazhdojmë të punojmë në verifikimin e fakteve, veçanërisht sepse shohim që ka shumë interes për të, dhe ky është kryesisht interesi i rrjeteve sociale. Rrjetet sociale janë në një pozitë të tillë që ata duan të heqin keqinformimin nga faqet e tyre, dhe një rol të madh për këtë luajnë kërcënimet hibride, pjesëmarrja e faktorëve të huaj, këtu është ajo 2016 e famshme kur u bë kaq e frikshme, kishte një studim fill pas zgjedhjeve në 2016, ku doli se njëzet lajmet më të lexuara me keqinformata, ishin më të lexuara sesa njëzet më të lexuara që ishin të vërteta. Në muajin e fundit para zgjedhjeve, në tridhjetë ditët e fundit para zgjedhjeve, ato njëzet lajme me gënjeshtra ishin më të lexuara në krahasim me njëzet lajmet që ishin të vërteta! Dhe pastaj u pa që djalli kishte marrë shakanë. Gjithashtu u shfaqën internet faqe duke kërkuar pavarësinë e Teksasit. Po, në Teksas ka pasur gjithmonë disa pikëpamje dhe mendime që nga lufta e tyre civile, që Teksasi të bëhet i pavarur, mirë, por tani papritmas u shfaq shumë mirë e organizuar. U shfaq një faqe mjaft profesionale që kishte të bënte me rrjetet sociale, por nëse shikoni më thellë, do të shihni se gabimet gjuhësore atje, korrespondojnë shumë me gabimet gjuhësore që do të bëheshin nga dikush, gjuha amtare e të cilit është sllave. Pastaj, nëse shikoni kur publikohen përmbajtjet e asaj faqe në internet, do të vini re se nëntëdhjetë përqind janë postuar midis orës nëntë në mëngjes dhe pesë pasdite, domethënë gjatë orëve të punës, por të Moskës. Grupet e Facebook kanë dalë duke bërë thirrje për pavarësinë e Kalifornisë. Kalifornia ishte ekonomia e pestë më e madhe në botë, dhe ju mund të shihni se gjërat po shkojnë keq.
Ne gjithashtu shohim kërcënime që ndodhin këtu. Në çdo rast, ajo që dua të them është, cilat metoda do të përdorim në luftën kundër kërcënimeve hibride, natyrisht që unë jam duke folur për domenin tim, në drejtim të ligjërimit publik, nuk po flas për ato kërcënime hibride në fushën e spiunazhit, sabotimit, etj. pasi që është një çështje krejt tjetër, do të varet nga kush i drejtohet, kush është audienca kryesore për atë kërcënim dhe cila metodë mendoni se do të jetë më efektive, ose cili kombinim i metodave që mendoni se do të jetë më efektiv.
Dijana Tahiri
kamera: Atanas Petrovski
editimi: Arian Mehmeti
fotografi: Igor Çadinoski