Që nga sot, ora policore është shfuqizuar plotësisht, objektet hotelierike nuk do të kenë asnjë kufizim në orët e punës, dasmat mund të organizohen me më shumë se 100 të ftuar, dhe ngjarjet, koncertet dhe ahengjet në klube lejohen ambiente vetëm në ambient të hapur, me një kapacitet deri në 50 për qind të ndërtesës dhe jo më shumë se 1.000 persona. Këto janë masat e rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, dhe dje në një seancë Qeveria i pranoi ato dhe hyri në fuqi nga mesnata e mbrëmjes së sotme.
Një nga rekomandimet është ndryshim dhe plotësim në Protokollin për organizimin e dasmave, festave dhe ahengjeve.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme të 79-të i ka pranuar rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe ka sjellë vendim për heqjen e plotë të orës policore nga dita e nesërme dhe kufizimit të maksimum 100 mysafirëve në dasma dhe festa si dhe leje për organizimin e ngjarjeve, koncerteve dhe ahengeve në klube dhe lokale vetëm në ambiente të hapura me kapacitet deri në maksimum 50 për qind të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona.
Qeveria, siç njoftohet, ka sjell vendim që prej nesër të ndalojë të vlejë ndalesa dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes së personave dhe automjeteve nga transporti publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Poashtu, prej nesër, 16 qershor hiqen kufizimet e orarit të punës të të gjitha objekteve gastronomike dhe objektit hotelerik/pjesë e ushqimit në objektet gastronomike për akomodim (hotel, motel, hostel, dhe objekt tjetër për akomodim), të stacioneve të benzinave, kazinove dhe bastoreve dhe objekteve tjera në kuadër të së njëjtës japin shërbime hotelerike, ndërsa gjatë orarit të punës lejohet punë vetëm e pjesëve të hapura- tarracave të objektit hotelerik, përveç shërbimit të pijeve në brendinë e kazinove dhe automat klubet.
Qeveria ka sjell konkluzë që të lejohet mbajtja e ngjarjeve në ambient të hapur me 50 për qind të kapacitetit në hapësirën ku do të mbahet ngjarja dhe numër i kufizuar i vizitorëve në maksimum deri 1000 vizitorë.
Konform rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse prej nesër lejohet organizimi i dasmave, festave, ahengeve në ambient të hapur. Tarraca verore me maksimum 50 për qind të përmbushjes së kapaciteteve në pjesë të hapur, në vend të maksimalisht 100 mysafirëve siç ka qenë deri tani.
Qeveria ka miratuar konkluzë të ndalojë të vlejë detyrimi objektet hotelerike ku ka festa të regjistrojë dhe paraqesë ahengun në Odën hotelerike e cila mban regjistër të dasmave, festave dhe ahengeve tjera.
Konform këtyre konkluzave, Qeveria rekomandon të ndryshohet dhe plotësohet Protokolli për organizimin e dasmave/festave dhe ahengeve.
Nga 2.887 testime, në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me Kovid-19, dhe atë nëntë në Shkup, Kërçovë – 5, Kumanovë dhe Tetovë nga 4, Prilep dhe Ohër nga 2, Shtip dhe Strumicë nga 1, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria informojnë se në 24 orët e fundit nuk ka persona të vdekur, përderisa janë regjistruar 34 pacientë të shëruar nga Shkupi – 18, Prilep – 4, Kumanovë dhe Tetovë – nga 3, Manastir – 2, Kërçovë, Gjevgjeli, Sveti Nikole dhe Dellçevë – nga 1.
Deri më tani numri I personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë, prej fillimit të epidemisë është 155 568, numri I pacientëve të shëruar është 149 676, I të vdekurve është 5 472. Numri I rasteve aktive është 420.
Ndërkaq, gjithsej janë vaksinuar 259.935 qytetarë në pikat e vaksinimit në vend që nga dje. Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 3.222 qytetarë, dhe gjithsej 4.840 qytetarë u vaksinuan. Gjithsej 452.424 doza të vaksinave janë aplikuar deri më tani dhe janë rivaksinuar 193.029 qytetarë.
Sipas shifrave të fundit, 48 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 42 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 36 për qind mbi moshën 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë.
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se vaksinimi po shkon normalisht në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë vendin dhe se interesi për vaksinim po rritet. Deri më tani, 450.634 qytetarë kanë aplikuar përmes platformës në internet vakcinacija.mk.
“Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Janë vaksinuar të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 SS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep”, thuhet në kumtesë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se ka mbërritur donacioni prej 20.000 dozave të vaksinave “Astra Zeneka” nga Greqia.
“Sot nga miqtë tanë nga Qeveria e Republikës së Greqisë e morëm donacionin prej 20.000 dozave të vaksinave ‘Astra Zeneka’. Kjo mbështetje nga Qeveria greke, ambasadori i Republikës së Greqisë, Rusos Kunduros dhe populli grek janë me rëndësi shumë të madhe për ne, për çka i falënderoj. Gjatë pranim-dorëzimit na përshëndeti edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili në atë moment u kthye nga Brukseli”, theksoi Filipçe.
Solidariteti ndërmjet vendeve mike në kohë të pandemisë kovid, theksoi Filipçe, tregon se sa është e rëndësishme që të gjithë të jemi të bashkuar në procesin e imunizimit, sepse kjo është mënyra e vetme që të veçojmë fitore kundër virusit Kovid-19.
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis në fund të majit nga Brukseli paralajmëroi se po shqyrtohet mundësia për ndihmë direkte bilaterale për vendet fqinje, ndërsa disa ditë më vonë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe zbuloi se Maqedonia e Veriut pret 70.000 doza vaksinash, nga të cilat 50.000 nga Bullgaria dhe 20.000 nga Greqia. Në fillim të këtij muaji, Peloni, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s në Athinë, konfirmoi se Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, do të dërgojnë nga 20.000 doza vaksina për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vaksinat nga Athina, për Tiranë janë dërguar dje.
Gjithsej 96 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus trajtohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet tjera. Ka rreth 460 shtretër të lirë spitalor në qendrat për kovid, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në Shkup është hospitalizuar një pacient i ri për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 30 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në mbështetje oksigjeni