-VMRO-DPMNE-ja nesër do të organizojë protestë paralajmëruese në Shkup dhe 10 qytete të tjera, me kërkesë që dokumenti për të cilin po negociojnë kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi special Vlado Buçkovski me qeverinë e përkohshme në Bullgari të vendoset në mbikëqyrje në opinion, tha sot lideri i partisë opozitare Hristijan Mickoski në takim me gazetarët.
Protesta do të jetë nga ora 15:00 deri në ora 17:00 në tre lokacione në Shkup, në ndërtesën e “Nova Makedonija”, tek Parlament dhe në qendrën tregtare “Mavrovasja”, si dhe në 10 qytete të tjera.
Mickoski në takim me gazetarët tha se opozita nuk është informuar në lidhje me negociatat me Bullgarinë. Duke iu referuar burimeve serioze diplomatike, Mickoski tha se u zhvilluan negociata për të pranuar kushtet e pesë kapitujve të parë, gjegjësisht ku përfshihen gjuha, kultura, tradita, historia, veçantia dhe kjo të hyjë në udhërrëfyes.
Një nga skenarët e mundshëm, sipas tij, janë bisedimet të vazhdojnë pas zgjedhjeve parlamentare në Bullgari dhe zgjedhjes së qeverisë politike.
Mickoski megjithatë konfirmoi se ka pasur takim me presidentin Stevo Pendarovski.