“Pandemia me Kovid-19 e ndryshoi jetën në shtetin tonë dhe vendosi në test të gjithë sistemin institucional, si dhe sjelljen e të gjithëve të cilët në këtë periudhë kanë pasur përgjegjësi të përballen me këtë gjendje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe qasjen personale dhe sjelljen e qytetarëve, sepse edhe ata janë përballur me pandeminë me kërcënime të rrezikshme për jetën dhe me pasiguri të përditshme për shëndetin e tyre, për shëndetin e të afërmve të tyre dhe për shëndetin e shoqërisë”, theksoi kryeministri Zoran Zaevi në fjalimin e simulimit virtual në temë “Përgatitje për krizë të ardhshme: Zhvillim të sistemit më efektiv për menaxhim me kriza”.
“Për më tepër jo vetëm për ne, por edhe për botën më gjerë, kjo është një situatë pa precedent. Gjendja për të cilën nuk mundëm t’i referoheshim as disa përvojave tona të mëparshme, as përvojave të ndonjë vendi tjetër. Kjo situatë na përballi të gjithë neve me shumë pyetje dhe shqetësime. Kjo solli sfida serioze për shëndetin e qytetarëve, për shëndetin publik, si dhe për ekonominë, ndërsa preku edhe disa aspekte të gjendjes së përgjithshme të sigurisë, veçanërisht në mjediset ku nevojitej të shpallet gjendje krize”, tha Zaev.
Ai theksoi se sfidë shtesë për vendin tonë edhe për institucionet ishte që pandemia e goditi Maqedoninë e Veriut në kohën kur Kuvendi ishte shpërndarë për shkak të shpalljeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa pushteti ekzekutiv ushtrohej nga një qeveri teknike, me mandat që t’i organizojë dhe zbatojë zgjedhjet, praktikisht e ridrejtoi mandatin e vet në masa dhe politika për përballje me pandeminë, ndërsa me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme e mori edhe ligjvënësi.
“Me këtë për herë të parë në historinë e vendit tonë patëm disa precedentë nga të cilat më e rëndësishmja ishte vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit dhe autorizimin e Qeverisë të miratojë dekrete me fuqi ligjore, që praktikisht ishte alternativa e vetme për shkak të pamundësisë kushtetuese që Kuvendi sërish të mblidhet”, theksoi Zaevi.
Ai u përqendrua në masat për mobilizim që u bënë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe në formimin e Trupit koordinues për grumbullimin dhe shkëmbimin e informacioneve për zbatimin e masave për parandalim të paraqitjes, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes dhe shkatërrimit të Kovid-19.
Ai përkujtoi se më 14 mars të vitit 2020 Qeveria e formoi Shtabin e Krizës për sigurimin e koordinimit të plotë të organeve të administratës shtetërore, të personave juridikë të themeluar nga shteti, si dhe njësiteve të vetëqeverisjes lokale, me detyrë kryesore që të përgatisë masa dhe rekomandime për parandalim dhe përhapjen e virusit korona.
Ai theksoi se të gjitha paketat antikrizë për mbështetje të ekonomisë në fokus kishin qytetarët, vendet e tyre të punës, sigurinë sociale, solidaritetin, krijimin e ambientit për tejkalim të më të lehtë të pasojave ekonomike nga virusi korona dhe zbatimin e strategjisë së lehtë dalëse që të vazhdojmë me trendet pozitive të ekonomisë zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja, në të cilën morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë, Sibil Zuter Tehada, u organizua nga Instituti Demokratik Kombëtar në kuadër të Projektit për mbështetje parlamentare, dedikuar për përgjegjësisë kryesore, struktura dhe procese të punës në të gjitha fazat e krizës, gjegjësisht para, gjatë dhe pas krizës dhe për identifikimin e fushave dhe aktiviteteve potenciale për përmirësimin, veçanërisht të udhëhequra nga përvoja me pandeminë e virusit Kovid-19.