Aleksej Navalni “lartë-poshtë” është rikuperuar pas grevës së urisë dhe i është lejuar të komunikojë me familjen e tij, ka deklaruar sot drejtori i Shërbimit federal rus të burgjeve, Aleksandar Kallashnikov, transmeton Tass.
Ky kritikues më i eksponuar i politikave të presidentit Vlladimir Putin, mban 2.5 vjet dënim me burg për shkelje të lirisë me kusht.
“Mund të them se më shumë ose më pak ai po rikuperohet”, ka thënë Kallashnikov.
“Navalni ka 82 kilogramë, ushqehet normalisht dhe mund të komunikojë me familjen e tij”, ka shtuar drejtori i shërbimit rus të burgut.
Politikani opozitar Navalni ka hyrë në grevë urie në fund të marsit për të marrë mjekim adekuat në burg për shkak të dhimbjeve akute të shpinës dhe këmbëve.
Ivan Zhdanov, një nga aleatët e afërt të Navalnit sot ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Navalnit në përgjithësi është e kënaqshme.