• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Zaevi me misionin e FMN-së: Lëvizje pozitive në ekonomi, viti 2021 është vit i rritjes së qëndrueshme ekonomike

May 18, 2021
in BALLINA, EKONOMI
Zaevi me misionin e FMN-së: Lëvizje pozitive në ekonomi, viti 2021 është vit i rritjes së qëndrueshme ekonomike
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti takim onlajn me Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vendin tonë, Bergljot Bjornson Barkbu, përfaqësuesen e përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Stefani Eble dhe ekonomistët e FMN-së në Uashington.

Në takim u diskutua për perspektivat e rritjes ekonomike në vend në përputhje me bisedimet e mbajtura nga misioni i FMN-së në dhjetë ditët e fundit. Në fokus ishte politika monetare dhe fiskale, si dhe plani investues dhe strategjia fiskale afatmesme.

Kryeministri Zaev theksoi se vlerëson shumë bashkëpunimin me FMN-në dhe të gjitha rekomandimet që kanë për qëllim progresin e vazhdueshëm ekonomik dhe krijimin e një ambienti të favorshëm afarist. Ai iu referua përpjekjeve dhe masave të deritanishme të Qeverisë për ballafaqimin me efektet e pandemisë, të cilat dhanë rezultate të mira, mbështetën ekonominë, vendet e punës, si dhe kategoritë e cënueshme të qytetarëve. Në takim, Kryeministri Zaev informoi edhe për trendët pozitive në vend të cilat sinjalizojnë stabilizimin e ekonomisë, forcimin e besimit tek investitorët, si dhe rritjen e eksporteve, prodhimit industrial, tregtisë së brendshme, si dhe pagës neto mesatare mujore të paguar, thuhet në njoftimin e Pres shërbimit qeveritar.

Lidhur me projeksionet për rritjen ekonomike, kryeministri Zaev informoi se në pajtim me parashikimet e Qeverisë, rritja ekonomike do të mbetet në 4.1% për vitin 2021, e cila është në linjë me projeksionet e FMN-së prej 3.8%, Bankës Popullore prej 3.9% dhe Komisionit Evropian prej 3.7 %.

Siç theksohet në njoftim, Zaev nënvizoi se përpjekjet e Qeverisë janë përqendruar maksimalisht drejt zhvillimit ekonomik me fokus në tranzicionin e energjisë, investimet në burime të rinovueshme, gazifikimin. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për përfitimet e anëtarësimit në NATO, që është sinjal pozitiv për investitorët, pasi rrit parashikueshmërinë dhe sigurinë e mjedisit të biznesit për investime të reja që janë njoftuar tashmë në vend.

Në takim u konkludua gjithashtu se me lehtësimin e pandemisë dhe vaksinimin masiv i japin një stimul të fortë ekonomisë për t’u kthyer në shtigjet e rritjes ekonomike.

Next Post
Fruthi edhe te mjekët dhe punëtorët e shëndetësisë

Arriti dërgesa e re e vaksinave nga “Fajzer”

Reporterë pa kufij parashtruan ankesë para GJPN-së për shkak të shkatërrimit nga ana e Armatës izraelite të ndërtesës së mediumeve në Gazë

Reporterë pa kufij hapin platformë për “brendimin e mediave të sigurta”

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom