• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI SOCIALE

Reporterë pa kufij parashtruan ankesë para GJPN-së për shkak të shkatërrimit nga ana e Armatës izraelite të ndërtesës së mediumeve në Gazë

May 17, 2021
in BALLINA, BOTA, DREJTËSI SOCIALE
Reporterë pa kufij parashtruan ankesë para GJPN-së për shkak të shkatërrimit nga ana e Armatës izraelite të ndërtesës së mediumeve në Gazë
Share on FacebookShare on Twitter

Reporterë pa kufij (RSF) të dielën parashtruan ankesë para Gjykatës penale ndërkombëtare (GJPN) pas sulmeve izraelite ndaj hapësirave, ku janë vendosur mediumet në Gazë, duke konsideruar se ato mund të trajtohen si “krime lufte”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

“Gjatë javës së kaluar, hapësirat e 23 mediumeve lokale dhe ndërkombëtare janë shkatërruar nga sumet e orientuara ajrore izraelite”, kumton RSF në ankesën, duke shtuar se bombradimet ishin të orientuara ndaj zyreve të mediumeve palestineze dhe të huaja.

“RSF konsideron se vendosja si cak i mediumeve dhe shkatërrimi i tërësishëm dhe me qëllim i pajisjes së tyre është krim lufte sipas nenit 8 nga statuti i Romës”, thuhet në letrën e dërguar dje deri te Prokurori kryesor i GJPN-së, Fati Bensuda.

“Armata izraelite nuk u shkaktoi vetëm dëm të konsiderueshëm material redaksive, gazetarët, pajisjet dhe instalimet e të cilave janë nën mbrojtje si popullata civile, por ajo e pengoi edhe raportimin mediatik për konflikt, gjë që drejtpërdrejtë dhe në mënyrë serioze ndikon gjendjen e popullatës civile”, njofton RSF.

Në Gazë, një ndërtesë 13 katëshe, ku gjendeshin ekipet e Al Xhezirës dhe agjencisë amerikane të lajmeve Asoshiejted Pres (AP) ishte shkatërruar të shtunën nga disa raketa. Armata izraelite paraprakisht kërkoi evakuim të ndërtesës. Për kryeministrin izraelit Benxhamin Natanjahu, kjo ndërtesë ishte “qëllim legjitim”, duke pohuar se mbështetet nga informatat e shërbimeve zbuluese.

RSF përkujton se tanimë ka parashtruar ankesë para GJPN-së për vendosje të qëllimshme si cak nga ana e armatës izraelite të disa gazetarëve palestinezë, të cilët raportonin për protestat e quajtuara “Marshi i kthimit në pranverën e vitit 2018”.

Për këtë shkak, RSF i bën thirrje prokurorit publik t’i përfshijë ngjarjet gjatë disa ditëve të kaluara në hetimin e hapur në mars për krime eventuale në territoret palestineze, iniciativë që e hodhi posht Izraeli, por e kanë përshëndetur palestinezët. 

Next Post
Filipçe për vizitë në Prilep, do të bisedohet për gjendjen epidemiologjike në qytet

Promovim i arsimit të mesëm profesional në Prilep

Përbërja e organeve të punës të komisioneve kuvendore

Takim i Këshillit Drejtues të Projektit për mbështetje parlamentare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom