CIVILi edhe këtë muaj ka agjendë të pasur dhe të ngjeshur. Mes aktiviteteve të shumta, përveç të zbatuarave, do të organizojë edhe pesë debate deri në fund të muajit maj.
Katër panele do të mbahen në kornizat e projektit “Perspektivat evropiane” të cilin CIVILi e zbaton me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë nga 1 prilli të këtij viti. Projekti bashkon më tepër komponentë, një nga të cilët është – Nga deklaratat deri te jeta reale – pjesëmarrje në krijimin e politikave, ngritje e vetëdijes dhe aktivizëm për vlerat evropiane, multikulturalizmi dhe mosdiskriminimi. Vlerësim dhe rekomandim për implementimin e strategjisë “Një shoqëri për të gjithë”.
Debati i ardhshëm i CIVILit është i parashikuar të mbahet më 18 maj ( e martë), ndërsa do të bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike në kontekst shoqëror dhe politik.
Më tej, më 20 maj ( e enjte) do të mbahet edhe panel diskutimi në temën multikulturalizmi dhe vlerat evropiane në mediat.
CIVILi do të mbajë panel diskutimi edhe më 26 maj ( e mërkurë), në të cilën pjesëmarrësit do të debatojnë në temën shoqëri multikulturore nga Marrëveshja e Ohrit deri sot.
Në agjendën e CIVILit në projektin “Perspektiva evropiane” është edhe onlajn panel diskutimi i mbrëmjes për mënyrën e përballimit të shoqërisë me lajmet e rreme dhe dezinformatat, në të cilin do të përfshihen edhe aspekti i ndikimit rus në mediat dhe në shoqëri.
CIVILi në mars e filloi Nismën “Bëje dallimin: Respektoji dallimet”, në të cilën janë të përfshira disa faza dhe segmente të promovimit të dallimeve si vlerë jashtëzakonisht e vlefshme në nënqiellin tonë multikulturor. Si pjesë e kësaj Nisme planifikohen edhe panele dhe ngjarje publike të tjera.
Kështu, CIVILi do të organizojë panel diskutimi për përgjegjësinë shoqërore të intelektualëve dhe artistëve në promovimin e dallimeve dhe vlerave evropiane, më 21 maj ( e premte), në Shkup.
Nisma “Bëje dallimin: Respektoji dallimet” zbatohet me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme e Dukatës së Madhe të Luksemburgut.
Të gjitha ngjarjet do të mbahen pa publik, sipas protokolleve për mbrojtje nga Covid-19, ndërsa pjesëmarrësve do t’u mundësohet të zgjedhin mes prezencës fizike dhe onlajn.
Ngjarjet do të transmetohen drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe video kanalin e CIVILit, e pastaj do të publikohen përmbajtje të ndryshme në platformën mediatike CIVIL MEDIA, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, sipas licencës Creative Commons 4.0. Do të mundësohet edhe prezencë e ekipeve televizive, me lutje për përmbajtje të rreptë ndaj protokollet për mbrojtje nga Covid-19.
CIVIL