• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Kuvendi e miratoi Ligjin për hua nga Banka Botërore për financimin e projektit për modernizim të bujqësisë

May 11, 2021
in EKOLOGJI, EKONOMI, LAJME
Përbërja e organeve të punës të komisioneve kuvendore
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi në mbledhjen e sotme të 18-të e miratoi Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rimëkëmbje dhe Zhvillim – Banka Botërore pas marrëveshjes për financim të Projektit për modernizimin e bujqësisë.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zdravko Trajanov tha se për këtë projekt, vendi do të marrë hua për 46 milionë euro, që sipas tij, janë para të mëdha, ndërsa bujqit, siç tha, nuk do të shohin kurrfarë përfitimi.

“Për ligjin të dhëna zyrtare se ku do të shpenzohen paratë në zgjidhjen ligjore nuk ka. Kjo len hapësirë ligjvënësi si dëshiron t’i shpenzojë këto para. Zgjidhja e këtillë ligjore është kontroverse dhe ngjall dyshime. Mosofrimi i zgjidhjes, marrja e kredive dhe mosdija ku do të përfundojnë paratë”, tha Trajanov.

Beti Rabaxhievska Naumovska, deputete nga LSDM-ja, tha se ky Ligj është edhe një dëshmi për politikën e suksesshme të pushtetit aktual. Projekti për modernizimin e bujqësisë për të cilin mundësohen mjete nga Banka Botërore, siç tha, përfshin disa segmente në mesin e të cilave edhe zgjidhjen e problemit me plasmanin e produkteve ushqimore dhe ndërtimin e qendrave blerëse shpërndarëse në Resnjë, Strumicë, Shkup.

Deputetët e votuan edhe Ligjin për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara jashtëligjshëm, me procedure të shkurtër. Grupi parlamentar i RDM-së nuk dha mbështetje për këtë Ligj, sepse, siç tha në votimin e tij deputetja e kësaj partie, Maja Moraçanin, me vazhdimin e këtyre afateve u dërgohet porosi indirekte qytetarëve se mund të ndërtojnë në mënyrë të jashtëligjshme pa pasur leje për ndërtim dhe më tutje në ndonjë moment do t’iu mundësohen kushte që t’i legalizojnë ndërtimet e tyre të jashtëligjshme.

Kuvendi në vazhdimin e mbledhjes së 34-t e dha propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara jashtëligjshëm në lexim të dytë.

Prej orës 15 Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 29-të.

Next Post
Borelli inkurajon Zaevin të vazhdojnë me përmbushjen e reformave të BE-së

Borrell dhe Zaev: Maqedonia e Veriut ta mbajë Konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt

Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë e përforcojnë bashkëpunimin bilateral në pjesën e mbrojtjes

Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë e përforcojnë bashkëpunimin bilateral në pjesën e mbrojtjes

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom