• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Vazhdon gjykimi për rastin “Sozia”

May 7, 2021
in DREJTËSI, DREJTËSI SOCIALE, LAJME
Gjykimi për “Aleancën ndërkombëtare”: Analizohet komunikimi telefonik i Bojan Jovanovskit
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për pesë të akuzuarit në rastin “Sozia” për dhënien e paligjshme të pasaportave për shtetas të huaj.

Në seancën e parë për rastin, nga fillimisht 11 personat e akuzuar, pesë u deklaruan fajtorë dhe procedura u nda për të pandehurën Nazdrie Zekoviq, e cila nuk ishte e pranishme për arsye shëndetësore, dhe e cila përmes mbrojtësit të saj shpalli pranimin e fajësisë.

Procedura tani vazhdon për të akuzuarit Faruk Buki, Vesna Kolevska, Olivera Sofronievska, Branislava Vladiçevska dhe Shemsedin Jashari, të cilët në seancën e fundit thanë se nuk ndihen fajtorë për krimin për të cilin akuzohen.

Gjykata I shpalli fajtorë për vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit katër punonjësit e MPB-së, të cilët më parë ishin deklaruar fajtorë dhe i kishin dënuar me burgim: dy vjet e shtatë muaj burg dhe ndalesë për kryerje të veprimtarisë dhe detyrës për dhjetë vjet për të akuzuarin Denis Barufi, dënim me burg prej dy vjet e tre muaj dhe ndalesë të kryerjes së veprimtarisë dhe detyrës prej dhjetë vjetësh për Alen Liçina, për Gjorge Velkov dënim me dy vjet burgim dhe masë të ndalesës të kryerjes së veprimtarisë dhe detyrës për dhjetë vjet, ndërsa Faruk Bila, i caktoi masë alternative me kusht për gjashtë muaj, e cila nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk e përsërit krimin brenda dy vjetësh, si dhe ndalesë të kryerjes së veprimtarisë dhe detyrës për një periudhë prej tre viteve, Raif Miftarit gjykata i caktoi dënim me burg prej dy vjet e tre muaj vepër penale nxitje.

Rastin e udhëheq gjykatësja Ola Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Spasenka Andonova.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga qershori i vitit 2017, deri në fund të vitit 2020 janë dhënë pasaporta për 214 shtetas të huaj të të Maqedonisë së Veriut.

Next Post
Zaev apelon që për festat që vijojnë të respektohen masat, distanca, të shmangen ambientet e mbyllura dhe grupimet

Zaev: Vetëm me shërbime të profesionalizuara dhe të depolitizuara mund të ndërtojmë sistem i cili do t’i sigurojë funksionet themelore të policisë

Nga lojërat e fatit 70 milionë denarë për organizata, shoqata dhe Kryqin e Kuq

Shënim i Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom