• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Në repartet infektive po mjekohen 926 pacientë me Kovid-19

May 6, 2021
in COVID-19
Bie numri i të infektuarve me Kovid-19, mirëpo mbeten apelet për respektim të masave për mbrojtje

epa08783114 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 29 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients over 24 hourse in North Macedonia rose to a record number since the pandemic began.The capacity of the hospitals in the country are very close to be full. The Macedonian parliament voted on changes in the legislation regarding the protection of the public from infectious diseases. These changes make wearing face masks mandatory outside of the home. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19, të cilët trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit dhe spitaleve të tjera në të gjithë vendin, është 926 dhe ka rreth 800 shtretër spitalorë të lirë në kovid qendrat, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara, 27 pacientë u shtruan në spital në kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithej 398 persona të dyshuar ose të konfirmuar ndaj Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Në qendrat e kovidit në spitalet e qyteteve të tjera gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar se po mjekohen gjithsej 527 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në Shkup në klinikat interne dhe kirurgjikale ka pasur pesë pranime.

Në qendrën e kovidit në SPQ “8 Shtatori” u pranua nëntë pacientë dhe shtatë pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Asnjë pacient nuk u pranua në Kozle, ndërsa dy pacientë janë pranuar  në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Nuk kishte asnjë pacient të pranuar në Institutin e Mjekësisë Fizike.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se në 24 orët e kaluara 62 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Aktualisht, 136 pacientë po trajtohen në qendrat kovid të klinikave interne dhe kirurgjikale.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 121 të sëmurë, ndërsa 111 pacientë janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa ka 12 pacientë në Institutin për Sëmundjet tek Fëmijët në Kozle. Në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve ka dy fëmijë pozitivë ndaj Kovid-19 dhe dy nëna, ndërsa në KGJO ka tre paciente pozitive. Ka 11 pacientë në Institutin e Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit”.

Numri i pranimeve në ditët e kaluara po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 311 vende të lira, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar të lirohen vendet shtesë. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Në spitalin e Manastirit janë të shtruar në spital 63 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19. Ndërsa, 54 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 20 pacientë në repartin infektiv në Tetovë, 62 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, dhe 63 pacientë në Kumanovë që janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19. Kovid qendra në Ohër ka të shtruar në spital 60 pacientë, në Prilep 49, në kovid qendrën në Gostivar 14, ndërsa në Strugë 17 pacientë. Në spitalin në Strumicë u shtruan 54 pacientë, në Koçan 22 në Kërçovë 15, Kavadar 26 dhe në Gjevgjeli tetë persona pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19.

Gjatë ditës po lëshohen pacientë të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë. Të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë spitale që kanë qasje në oksigjen, theksoi Ministria e Shëndetësisë në njoftim, duke shtuar se nëse është e nevojshme, kapaciteti i reparteve do të zgjerohet më tej.

Next Post
Xhaferi: Nuk mund të them se kur do të sillen ndryshimet e Ligjit për regjistrim ka procedura që duhet të respektohen

Xhaferi: Krahas të drejtës së përdorimit të gjuhës, të mbahet llogari edhe për ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e standardeve të saj

Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme

Bytyqi – Kunduros: Bashkëpunimi ekonomik midis RMV dhe Greqisë tradicionalisht është në nivel të lartë, do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet e ndërsjella

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom