Shahpaska shprehu se Ministria e Politikës dhe e Punës Sociale po punon vazhdimisht për kujdesin e fëmijëve nëpër institucionet e kopshteve e shkollave.
“Tanimë rezultojnë 59 punonjës,të cilët janë pozitivë,dhe 11 fëmijë. Java e dytë e nëntorit ishte kulmi në kopshte. Prindërit besojnë se funksionojnë protokollet e vendosura ne kopshte, dhe nuk ka përhapje të virusit covid-19 në to”, deklaroi Jagoda Shahpaska, ministre e Politikës dhe e Punës Sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Për të menaxhuar me sukses situatën me COVID 19 dhe për të përmbushur nevojat e prindërve dhe fëmijëve, punësimet në kopshte u realizuan më shpejt, konfirmuar nga 400 punësime të reja në periudhën e kaluar. Në të njëjtën kohë, komunat dhe vetë kopshtet po punojnë në gjetjen e zgjidhjeve duke përshtatur kapacitetet hapësinore në hapjen e grupeve të reja në mënyrë që të rritet mbulimi i fëmijëve”, vazhdoi më tej Shahpaska.
Gjendja për regjistrimin e fëmijëve në kopshte për fëmijë, si dhe nevoja që komunat dhe drejtorët në kopshte në mënyrë adekuate ta menaxhojnë procesin për pranim të fëmijëve në kopshte, që të mundësohet shfrytëzimi i tërësishëm i kapaciteteve në kopshte, ishin tema e bisedës në takimin e sotëm të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, me përfaqësues të nënave, të cilat janë në pushim të lindjes, informojnë nga MPPS.
Shahpaska informoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e ndjek gjendjen me pandeminë Kovid-19 në kopshte në nivel ditor. Ashtu, analiza tregon se vendosja në kopshte për fëmijë është e sigurtë dhe se nuk ka transmision të brendshëm të virusit, e në bazë të informatave të deritanishme, numri i fëmijëve të sëmurë është minimal dhe nuk shënon tendencë të rritjes.
Gjithashtu, Jagoda Shahpaska theksoi se ne shtatë muajt e kaluar, u hapën 11 kopshte me një kapacitet prej 670 fëmijëve.
“Deri në fund të vitit, janë planifikuar edhe 13 kopshte të reja me një mbulim prej 1400 fëmijëve të rinj, që do të thotë se ne jemi duke punuar vazhdimisht për të rritur mbulimin e fëmijëve në to,” tha Shahpaska.
Drejtoresha e Kopshtit të Fëmijëve “Yjet” Sumeje Murtezi, u shpreh se aktualisht po respektohen protokollet e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Kopshti “Yjet” i cili ndodhet në zonën e Butelit, ka kapacitet të shkurtuar të fëmijëve, nga 45 fëmijë, tanimë janë 29 fëmijë. Drejtoreshë Sumeje Murtezi theksoi se çdo ditë fëmijëve iu matet temepratura sapo hyjnë në ambjentet e kopshtit,tavolinat janë të vendosura larg njëra tjetrës. Vazhdimisht përdoret dezinfektuesi ,dhe punonjëset medoemos vendosin maskë. Murtezi ka shpjeguar më tej se dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit të fëmijëve “Yjet” ,kryhet dy ose tre herë në javë. Aktualisht,në këtë kopsht ndodhen tetë punonjëse,dy nga të cilat janë edukatore. ” Nuk kemi pasur raste të punonjësve të infektuar me Covid-19,as të fëmijëve. Jemi në survejim të situatës,dhe nëse ka raste,fëmija izolohet rreth 3 javë maksimumi. Ne kontrollojmë situatën çdo ditë. Nga viti i kaluar,kemi pasur vetëm një rast të një fëmije pozitiv me Covid-19,i cili dhe ai u izolua në shtëpinë e tij”, deklaroi për CIVIL Media Drejtoresha e Kopshtit “Yjet”.
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Shtetit, në vitin 2020 (me 30 shtator), numri i përgjithshëm i fëmijëve në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve – kopshte / qendra për zhvillimin e fëmijërisë së hershme ishtë 26 589, që është një rënie prej 30.2 përqind në krahasim me vitin 2019.
Raportet vjetore në vitin 2020 tregojnë 96 institucione për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, që është 6.8 përqind më pak krahasuar me 2019.
Qanie Selimi, drejtoresha e Kopshtit për Fëmijë “Rea” në Tetovë, në deklaratë për CIVIL Media ka theksuar se kanë një kapacitet të shkurtuar prej 60 fëmijësh nga 100-150 fëmijë, për shkak mospërhapjen e virusit Covid-19. Ajo tha se po respektohen masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë me rigorozitet,duke u kryer matja e temepraturës tre herë në ditë,në hyrjen e fëmijëve në kopsht, në mesditë,dhe në daljen e fëmijëve nga ambjenti i kopshtit. “Puna ka filluar që me 9 shtator 2020, pasi ishim të mbyllur për shkak të Covid-19. Fëmijët dhe punonjëset, të cilat qëndrojnë me maskë gjatë orarit të punës bashkëpunojnë dhe kujdesen për t’u kujdesur për mospërhapjen e virusit. Nuk kemi konstatuar asnjë rast punonjësesh dhe fëmijësh me Covid-19 , madje as me grip sezonal. Ne kryejmë dezinfektim çdo dy orë të klasave, dhe të ambjenteve ,në të cilat qëndrojnë fëmijët”, ka konstatuar Qanie Selimi, drejtoresha e Kopshtit “Rea”.
Megi Asllani

