• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Sot fillon imunizimi masiv në gjashtë qendrat rajonale të RMV-së

May 4, 2021
in COVID-19, LAJME
Sot fillon imunizimi masiv në gjashtë qendrat rajonale të RMV-së
Share on FacebookShare on Twitter

Prej sot pritet që të fillojë imunizimi masiv në qendrat rajonale në gjashtë komuna ku në periudhën e kaluar janë përgatitur sallat sportive. Bëhet fjalë për Shtipin, Ohrin, Kavadarin, Tetovën, Kumanovën dhe Manastirin, njofton Portalb.mk.

Autoritetet komunale kanë njoftuar se sallat sportive janë gati, dhe vaksinat kanë arritur.

Në Shtip, imunizimi i qytetarëve të rajonit lindor do të zhvillohet në sallën “Jordan Mijallkov”. Dje pasdite në këtë qytet kanë arritur 5.000 vaksina “Sinofarm”, të cilat janë vendosur në frigoriferë që ndodhen në sallë, dhe të cilën e siguron policia. Për këtë, janë angazhuar 50 infermiere, 16 administratorë – studentë dhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq. Në këtë sallë ka 22 pika për vaksinim, të cilët në ditë do të imunizojnë nga 1.000 deri në 2.000 qytetarë.

Në Kavadar, vaksinimi do të zhvillohet në sallën “Jasmin”. Janë dërguar 5.100 vaksina për qytetarët e Kavadarit, Velesit, Negotinës, Demir Kapisë, Vallandovës, Gjevgjelisë, Gradskos dhe Rosomanit.

Është bërë gati edhe qendra rajonale e Manastirit, ku të premten është kryer edhe stimulimi se si do të zhvillohet vaksinimi.

Tereni është bërë gati edhe në Tetovë, ku dje kanë arritur 4.200 doza të vaksinës “Sinofarm”.

Salla “Biljanini Izbori” do të jetë vendi për vaksinimin e qytetarëve të Ohrit, Strugës, Debërcës, Vevçanit, Dibrës, Resnjës dhe Kërçovës. Për këtë rajon kanë arritur 7.200 vaksina.

Vaksinimi masiv nëpërmjet qendrave rajonale vijon pasi që të premten (30 prill), në vend kanë arritur 200.000 vaksina kineze “Sinofarm”.

Sot pritet që edhe eurokomesari Oliver Varhejli t’i sjellë në RMV 4.680 vaksina “Pfizer”.

Next Post
CIVILi organizon debat në temën “Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkolla”

CIVILi organizon debat në temën “Jodiskriminimi dhe multikulturalizmi në shkolla”

Edshtadler: Ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin e anëtarësimit drejtë BE-së mund të jetë e rrezikshme dhe duhet të parandalohet

Edshtadler: Ndarja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në procesin e anëtarësimit drejtë BE-së mund të jetë e rrezikshme dhe duhet të parandalohet

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom