Të gjithë qytetarët, të cilët janë vaksinuar në Serbi, me çfarëdolloj vaksine, përveç së “AstraZenekës”, do të jenë në gjendje të rivaksinohen në vendin tonë, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai shtoi se për ata nën moshën 60 vjeç, të cilët janë vaksinuar me “AstraZeneka”, nuk ka asnjë rekomandim që ata të rivaksinohen.
“Ende nuk ka pozicion të qartë, botimet dhe pikëpamjet e shumë agjencive kombëtare të barnave janë ende duke u analizuar, nëse ata përfundimisht duhet të marrin tjetër vaksinë apo jo. Pra, në këtë kuptim rekomandimi është që të mos merrni dozën e dytë të vaksinës “AstraZeneka”. Vendimi ynë nuk është të vaksinohen qytetarët nën moshën 60 vjeç me vaksinën “AstraZeneka”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai theksoi se beson se në periudhën vijuese do të ketë pozicion të qartë për atë kategori të qytetarëve.
Lidhur me motivimin e qytetarëve, për të aplikuar për vaksinë, Filipçe tha se tani ata u japin përparësi atyre qytetarëve që tashmë janë regjistruar dhe në bazë të kësaj bëhet rishpërndarja e vaksinave, por që një nga mekanizmat është thirrja nga mjekët amë.
Ai gjithashtu apeloi tek qytetarët që të aplikojnë për imunizim përmes faqes së vaksinacija.mk, sepse, siç tha ai, është një nga mekanizmat më të përshtatshëm.