• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home

Të drejtën e votës në Shqipëri e realizuan Meta, Rama, Basha, si dhe kryeministri i Kosovës Kurti

April 25, 2021
in POLITIKË, RAJON
Të drejtën e votës në Shqipëri e realizuan Meta, Rama, Basha, si dhe kryeministri i Kosovës Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Të drejtën e tyre të votës, sot paradite në zgjedhjet parlamentare, në Shqipëri, e realizuan tre personalitetet kryesore politike në vend, si dhe kryeministri i Kosovës, i cili ka shtetësi shqiptare.

Presidenti Ilir Meta, pak pasi lëshoi fletën në kutinë e votimit tha “Për Kushtetutën, për Republikën” dhe ju bëri thirrje qytetarëve që masivisht të dalin dhe të votojnë.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, Zoti na ndihmoi sot, sovrani (populli) të ketë kushte sa më të mira të mundshme që ta shfaqë vullnetin e tij përmes votimit të lirshëm. Barazia para ligjit garantohet vetëm me barazinë e votës. Secili qytetar duhet lirshëm të votojë për atë në të cilën beson, si dhe për kandidatin. Zgjidhni kandidatët më të mirë dhe më të sinqertë. Presidenti ka agjendë e cila çpaloset çdo sekondë, por punën më të rëndësishme e përfundova. Sot është akt patriotik, gjithçka mbrohet me votim. Ta bindim Evropën se jemi popull i cili meriton integrim”, tha Meta, i cili votoi që në orën 7 të mëngjesit menjëherë pas hapjes së vendvotimit.

Lideri i Partisë Socialiste dhe kryeministër Edi Rama, pas votimit, deklaroi se sot është një ditë e bukur që qytetarët ta “gjuajnë penalltinë e tyre, të votojnë”.

“Kjo është një ditë shumë e bukur. Ditë fantastike, sot është dita, në të cilën nuk duhet të kultivohen ndjenjat negative drejtë secilit që me votën e tij do të shfaqë mendim ndryshe. Sot jemi familje e madhe në një atdhe, të mos harrojnë se demokracia është sport pa publik, sport që secili të hyjë në teren dhe ta gjuajë penalltinë e tij”, deklaroi Rama.

Kundërshtari i tij më i madh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi votoi tha se kjo është ditë historike dhe ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë masivisht.

“Kjo është një ditë e shkëlqyer, historike, ditë kur të gjithë e kemi fuqinë në duart tona, për familjen, për fëmijët, për kombin. Votoni masovikisht që ta bëni të ardhmen të mundshme. Sot është dita e Shqipërisë, dilni masovikisht dhe vendosni. Kjo është dita e juaj, dita e demokracisë”, porositi Basha.

Të drejtën e votes, sot në Tiranë, e realizoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ditën e sotme e quajti ditë të demokracisë dhe dëshiroi ditë të mira dhe mirëqenie për Shqipërinë.

“Sot është ditë e demokracisë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, që ta respektojnë atdheun, me votim dhe ta bëjnë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave të cilat i kanë të gjithë. Dita është e bukur. Ashtu do të jetë deri në mbrëmje. Ju dëshiroj ditë të mira dhe mirëqenie në Shqipëri dhe secilit njeri i cili, njëjtë si unë ka pasaportë shqiptar”, tha Kurti.

Nga dega e partisë së tij në Shqipëri, në këto zgjedhje janë tre kandidatë, të cilët garojnë si të pavarur në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Next Post
Gjendje krize për shkak të seriozitetit me infeksionin, në dispozicion do të jenë spitalet private dhe Armata

Regjistrohen 314 raste të reja me Kovid-19, 27 të vdekur dhe 557 të shëruar

Zgjedhje parlamentare në Shqipëri

Pak minuta nga mbyllja e kutive, PS thirrje qytetarëve: Dilni votoni!

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom