• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Xhaferi shpreson se vaksinimi i deputetëve do të mundësojë kthimin në normale të punës së Kuvendit

April 23, 2021
in COVID-19, POLITIKË
Xhaferi: Nevojiten zgjidhje alternative për punën e Kuvendit në kushte alternative
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një pjesë e të punësuarve në shërbimet në dhomën ligjvënëse, do të vaksinohen sot në VIP Arena A1 në Shkup me vaksinën Sputnik V. Vaksinimi zbatohet si pjesë e imunizimit të infrastrukturës kritike në vend.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, theksoi se sot do të vaksinohen deputetët, dhe se vaksinimi i të punësuarve në shërbimet kuvendore ka filluar javën e kaluar. Xhaferi nuk e di numrin e deputetëve që do të vaksinohen sot sepse, siç thotë ai, është vullneti i secilit individ dhe vendimi i tyre. Shpjegoi se secili prej deputetëve mori një mesazh në lidhje me termin dhe në cilën kabinë duhet të vaksinohet.

“Vendimi i tyre personal është se kush do të vijë dhe kush nuk do të vijë. Ai është vullneti i secilit individ”, ka thënë Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit shfaqi shpresë se pas rivaksinimit të deputetëve, puna më e përshtatshme e Kuvendit do të mundësohet dhe që nga gjysma e dytë e majit mënyra normale e punës së legjislaturës të kthehet, natyrisht, duke vazhduar të respektojë procedurat dhe protokollet e vendosura nga vendimet dhe masat, të cilat ndërmerren nga institucionet shtetërore kompetente për këtë çështje.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se deputetët do ta marrin vaksinën Sputnik V, edhe atë në tre grupe dhe se vaksinimi i qytetarëve të moshuar po zhvillohet në sallë në të njëjtën kohë. Sipas tij, vaksinimi po shkon mirë në të gjithë vendin, kanë mbetur 5,000 doza të vaksinës AstraZeneka dhe Fajzer, si dhe Sinofarm, ndërsa paralajmëroi edhe ardhjen e rreth 26,000 dozave të vaksinës Fajzer dhe 200,000 të Sinofarm deri më 28 prill. Vaksinimi do të vazhdojë të kryhet më intensivisht pas festës së Pashkëve. 

Next Post
ESHS me ndihmën e BE-së i përforcon kapacitetet para regjistrimit në vitin 2020

ESHS: Në institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2020/2021 ka 4.288 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë

Filipçe: Po ulet numri i pacientëve të sapopranuar në spitale, por syhapur e ndjekim situatën

Filipçe: Po zhvillohet procesi i imunizimit kundër Kovid-19, në pajtim me moshën do të vaksinohen të gjithë ata të cilët janë paraqitur

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom