• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home ARSIM

Carovska në takim me BNJVL-në dhe kryetarët e komunave: Intensifikohen përgatitjet për implementimin e reformave arsimore në vitin e ri shkollor

April 23, 2021
in ARSIM, LAJME, POLITIKË
Carovska: Reforma e arsimit fillor është drejtuar në rritjen e shkrimit digjital
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin online të Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska me BNJVL-në dhe kryetarët e komunave, u diskutuan përgatitjet aktuale të vetëqeverisjes lokale dhe shkollave për një fillim të suksesshëm dhe zbatimin e të gjitha reformave në arsim, të cilat fillojnë në vitin e ri shkollor dhe duhet të sigurojnë proces më të mirë arsimor si për nxënësit e shkollës fillore ashtu edhe të shkollës së mesme.

“Jam e kënaqur me atë që është thënë nga ana juaj, tanimë për pjesën më të madhe, jeni të përgatitur për ndryshimet që duhet të ndodhin në interes të nxënësve tanë, por edhe në interes të stafit të shkollës. Vlerësoj që kohezioni në nivelin lokal dhe angazhimi që është i dukshëm pothuajse për të gjithë të pranishmit është parakusht kryesor për të arritur efektin që projektohet në krijimin e Konceptit të ri për arsimin fillor, programin mësimor të ri dhe të gjitha risitë e tjera që i kemi planifikuar përmes procesit të përbashkët dhe transparent”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se të gjitha komunat që kanë nevojë, do të marrin mbështetje dhe udhëzime shtesë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria në fushën e përgatitjeve. Na informoi se gjatë muajit maj do të fillojnë trajnimet për mësimdhënësit të cilët do të japin mësim në programin mësimorë të ri  në klasën e parë dhe të katërt dhe do të realizohen gjatë muajve – qershor dhe gusht .

Ajo theksoi se nga 1 maji, shërbimi elektronik për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë do të jetë aktiv dhe se për këtë aktivitet janë planifikuar trajnime për të punësuarit  në shkollat, të cilat sipas planit fillojnë nesër. Në takim u diskutua edhe për regjistrimin e ardhshëm në shkollat e mesme, për të cilat politika e regjistrimit është krijuar nëpërmjet aktivitet të përbashkët të MASH-it ,vetëqeverisjes  lokale me bashkësinë e biznesit.

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, tha se vetëqeverisja lokale me të cilën  ai udhëheqë i jep mbështetje të plotë reformave që nënkuptojnë modernizimin e sistemit arsimor, duke theksuar se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të personelit mësimdhënës. Në të njëjtën kohë, siç tha ai duke punuar së bashku  si më parë, janë gjetur zgjidhje për të gjitha sfidat, por është e nevojshme të gjejmë  mënyrën më të mirë të   financimit  të  shkollave në mënyrë që të arrihen rezultate maksimale në fushën e arsimit, e cila tashmë është duke punuar.

Duke theksuar se komuna e Prilepit po përgatitet në mënyrë aktive për zbatimin e Konceptit të ri, Kryetari i Komunës Ilija Jovanoski njoftoi sigurimin e burimeve të nevojshme, duke përfshirë edhe 600 tableta shtesë për secilin fëmijë që të kenë qasje të barabartë në arsim dhe në risitë.

Next Post
Fruthi edhe te mjekët dhe punëtorët e shëndetësisë

Ja se si dhe pse mund të prekeni nga COVID-19 edhe pas vaksinimit

Inspektorati shtetëror për punë ka pranuar mbi 300 ankesa për mospagim të rrogës

Pensionistët do t’i marrin pensionet para festave, nga e hëna fillon pagesa në faza

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom