Në tre muajt e ardhshëm, Shqipëria do të marrë 145.000 vaksina për koronavirus nga BE-ja, konfirmoi sot eurokomisioneri për zgjerim Oliver Varheji, njoftuan mediat shqiptare.
Bëhet fjalë për vaksina të Fajzerit, që do të shpërndahen si pjesë e ndihmës për Ballkanin Perëndimor. Në Tuiterin e saj e konfirmoi kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen, e cila shkroi se BE është afër partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi së bashku në këtë luftë”, theksoi Lajen.
Në Shqipëri, numri i përgjithshëm i vaksinave të marra është mbi 703,550 doza, nga të cilat 266,190 doza mbërritën nga e diela në mbrëmje deri në natën e kaluar, nga të cilat 50 mijë, donacion nga India, 208 mijë nga Sinovaku dhe 8,190 doza nga Fajzeri.
Siç paraprakisht informoi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që nga dje, janë imunizuar 345,934 persona, nga të cilët më shumë se 210 mijë janë të moshuar.