• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home

Reporterë pa kufij: Kultura e mosndëshkimit vazhdon në Maqedoninë e Veriut

April 20, 2021
in BALLINA, DREJTËSI
Reporterë pa kufij: Kultura e mosndëshkimit vazhdon në Maqedoninë e Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i fundit i Reporterëve pa kufij për të gjitha vendet në botë u botua sot, Maqedonia e Veriut  është përmirësuar për dy vende në indeksin global, por përballet me kritika për kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve dhe mediave, raporton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Organizata për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve në të gjithë botën thekson se situata e mediave po përkeqësohet në gjithnjë e më shumë vende të botës dhe se pandemia Kovid-19 është abuzuar për të kufizuar punën e gazetarëve.

Norvegjia mbetet e renditura më së miri për të pestin vit radhazi, e ndjekur nga Finlanda, Danimarka dhe Suedia. Në fund është Koreja e Veriut në vendin e 179-të, e ndjekur nga Turkmenistani dhe Kina.

Maqedonia e Veriut u ngrit nga vendi i 92-të në të 90-të në indeksin global, por përshkrimi i situatës është kritik për vitin 2020 dhe vendi renditet më keq se Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, por më mirë se Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Si për shkak të pandemisë ashtu dhe për shkak të zgjedhjeve parlamentare.

“Situata me mediat është përkeqësuar, zyrtarë të lartë qeveritarë vazhduan të kërcënojnë dhe fyejnë mediat, ndërsa ngacmimi kibernetik dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve janë rritur në mediat sociale. E gjithë kjo shërbeu për të forcuar kulturën e rrënjosur mirë të mosndëshkimit”, shkruan Reporterët pa kufij mbi gjendjen e lirisë së mediave në Maqedoninë e  Veriut në vitin 2020.

Organizata gjithashtu vëren se pandemia, si në shumë pjesë të tjera të botës, ka komplikuar punën e gazetarëve në terren.

“Organizatat e mediave kundërshtuan fuqimisht ndryshimet e ndryshme të propozuara në ligjin për mediat audiovizive, të cilat do të mundësonin reklamimin e shtetit në media. Ata e kundërshtojnë këtë bazuar në faktin se do të inkurajojë klientelizëm”, qëndron në pasqyrën e Reporterëve pa lufij për Maqedoninë e Veriut.

Sipas OJQ-së, ndryshimet në kodin penal që po hartohen nga Ministria e Drejtësisë do të duhet të sjellin mbrojtje më të madhe për gazetarët në vend. 

Next Post
Carovska: Punojmë në zgjedhje të re ligjore për konfirmim më bashkëkohor të materialeve në arsim

Carovska në takim me drejtorët e shkollave fillore për implementimin e programeve të reja mësimore

Delegacioni i Forcave të armatosura të Rumanisë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Delegacioni i Forcave të armatosura të Rumanisë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom