Rreth 6,000 persona juridikë nga sektori turistik- hotelerik sot në mesditë, para Ministrisë së Financave, do të fillojnë me protestën e paralajmëruar. Qeveria, megjithatë në konferencë për shtyp, do të njoftojë detaje për pakon e gjashtë të ardhshme të masave ekonomike.
Nga sot duhet të fillojë edhe aplikimi për mbështetje financiare të pagave, masë që ishte pjesë e pakos së pestë antikrizë, por nuk ka mundur të realizohet deri në sjelljen e ligjeve në Kuvend.
Sektori turistik- hotelierik kërkon ndihmë financiare të njëfishtë për të gjitha objektet e regjistruara hotelierike, ndihmë financiare të njëfishtë për objektet hotelierike, të cilave tashmë një vit u është ndaluar aktiviteti i tyre kryesor dhe një moratorium ose riprogram me një periudhë grejs të huave nga bankat tregtare dhe kreditë nga Banka për zhvillim, gjithçka derisa të fillojnë të punojnë pa kufizime.
Nga ana tjetër, agjencitë turistike kërkojnë ndihmë financiare të njëfishtë të pakthyeshme, zgjatjen e periudhës së vlefshmërisë së vauçerëve të udhëtimit të parealizuar deri në dhjetor 2022 dhe vauçerët nga projekti “Shtëpia është shtëpi” të realizohen ekskluzivisht përmes agjencive turistike.
Oda e pavarur hotelierike (OPH) qëndron plotësisht pas kërkesave dhe vërejtjeve të hotelierëve dhe subjekteve hotelierike, por mbetet e rezervuar rreth protestave, me vërejtje se në kushte të pandemisë, nuk është mënyra më përkatëse për shprehjen e pakënaqësisë.
Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi tha dje se hotelierëve do t’u pezullohen 30 përqind të të ardhurave të tyre gjatë gjithë periudhës që ishin mbyllur, dhe se atyre do t’u jepej një shtesë prej 50 përqind e pagës minimale bruto për secilin punonjës. Kjo është paraparë në pakon e gjashtë.
Me pakon e gjashtë, siç vuri në dukje Bytyqi, do të mbulojë gjithashtu operatorët turistikë. Ai i thirri ata të ulen në një tryezë të përbashkët këtë javë ose tjetrën dhe të bien dakord për një plan afatmesëm dhe afatgjatë.
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë do ta ndjekë pagesën e mbështetjes financiare për pagat për muajin shkurt dhe mars, me qëllim që në kohë të pengohet çdo lloj tentimi për keqpërdorimin e mjeteve nga ana e punëdhënësve.
Sipas Organizatës së Punëdhënësve, pakoja e pestë e masave ekonomike, megjithëse është vonuar, do të ketë ende efekte pozitive në ruajtjen e vendeve të punës dhe hapjen e sallave të fabrikave dhe për industritë me intensitet të lartë të punës që kanë nevojë për një paketë të gjashtë masash, sepse aktualisht për shkak të bllokimit në Gjermani dhe vendet ku eksportohen, produktet nuk kanë konsum në treg, por partnerët e huaj nuk kërkojnë porosi të reja.
Punëdhënësit dhe ushtruesit a pavarur të veprimtarisë, për kërkesa për mbështetje për pagën nga pakoja e pestë e masave do të mund t’i parashtrojnë deri tek Drejtoria për të ardhura publike pasi do të publikohen dhe do të hyjnë në fuqi ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa afati I fundit është 30 prill.
“Kërkesat për mbështetje financiare për pagesën e pagës së punëdhënësit dhe personave fizikë, të cilët kryejnë veprim të pavarur, do të mund të parashtrohen në mënyrë elektronike përmes sistemeve të DAP-it, pas shpalljes dhe hyrjes në fuqi të ligjeve dhe akteve nënligjore – Rregulloret për formën dhe përmbajtjen e kërkesës për mbështetje për pagimin e pagave të punëtorëve dhe Kërkesa për mbështetje financiare për pagesa të burimeve financiare në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kërkesat deri tek Drejtoria për të ardhura publike do të dorëzohen jo më vonë se 30 prill të vitit 2021”, thonë për MIA-n nga DAP.
Zgjidhjet ligjore, të cilat u bllokuan në Kuvend për një kohë të gjatë, deputetët I votuan në seance ditën e djeshme, dhe i referohen pagesës së pagave për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021. Pritet që të përfshihen 60 mijë vende pune. Sipas zgjidhjes ligjore, mbështetja mujore për të vetëpunësuarit është 17,410 denarë. Mjetet nuk do të kthehen, nëse 50 përqind e mbështetjes financiare të përdorur deri në fund të vitit 2021 përdoret për investime, gjegjësisht në investime në mjete materiale.
Pagesa e pagave të punëtorëve tek punëdhënësit që kanë aplikuar, si mbështetje financiare për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, është në shumë deri në 21,776 denarë në muaj për punësim.