• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Pendarovski për vizitë në “Krivollak” në prag të stërvitjes ndërkombëtare “Goditje e vendosur – 21”

April 19, 2021
in LAJME, POLITIKË
Pendarovski për vizitë në “Krivollak” në prag të stërvitjes ndërkombëtare “Goditje e vendosur – 21”
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Poligonin e armatës “Krivolak”, ku u informua për aktivitetet e pjesëtarëve të Armatës dhe Batalionit të 15-të inxhinierik të Forcave të armatosura të SHBA-së, në prag të stërvitjes së madhe ndërkombëtare “Goditje e vendosur – 21”.

Siç njoftuan nga Kabineti I shefit të shtetit, Pendarovski ka vizituar një pjesë të terrenit, si dhe objektet e akomodimit ku janë planifikuar aktivitetet për ushtrimin e ardhshëm “Goditje e vendosur – 21” u prezantua me planin për të përmirësuar infrastrukturën dhe projektet e planifikuara të mëtejshme, që kanë për qëllim të promovojnë “Krivolak” në një qendër moderne të trajnimit ushtarak ku operacionet e trajnimit mund të kryhen në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s. Thuhet se presidenti Pendarovski inspektoi aktivitetet ndërtimore që janë duke u zbatuar me qëllim të azhurnimit dhe zgjerimit të aftësive trajnuese dhe stërvitore të terrenit të trajnimit.

“Presidenti vlerësoi se Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s, me stërvitjen e ardhshme, do të ketë një mundësi të shkëlqyeshme për të përmirësuar ndërveprimin me vendet e tjera anëtare të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës, presidentit Pendarovski iu prezantuan aktivitetet e planifikuara në lidhje me vlerësimin fillestar të batalionit të deklaruar të këmbësorisë së lehtë, sipas standardeve të NATO-s “KREVAL”, që do të mbahet gjatë vitit 2022. Presidenti Pendarovski, theksohet, se shprehu shpresën që aftësitë luftarake të këtij batalioni do të vlerësohen me sukses, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s dhe do të certifikohen si aftësi luftarake për kryerjen e operacioneve të NATO-s.

Presidenti Pendarovski, gjithashtu u njoftua edhe me funksionimin e Kovid-qendrës në kuadër të poligonit Krivolak, e cila u krijua për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, para dhe gjatë stërvitjes.

Stërvitja “Goditje e vendosur – 21” do të mbahet në periudhën nga 17 maji deri më 2 qershor të vitit 2021 në poligonin e armatës “Krivolak”,me rreth 1,100 pjesëtarë të Armatës, rreth 300 trupa amerikane dhe rreth 20 anëtarë të Forcave të armatosura greke dhe bullgare.

Next Post
QSHP: Do të përmbushen plotësisht detyrimet nga marrëveshja për maturën shtetërore

QSHP: Do të përmbushen plotësisht detyrimet nga marrëveshja për maturën shtetërore

Komuniteti musliman kërkon zbardhjen e shpejtë të incidentit të xhamisë në Tiranë

Komuniteti musliman kërkon zbardhjen e shpejtë të incidentit të xhamisë në Tiranë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom