• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Filloi seanca parlamentare për shtyrjen e regjistrimit

April 1, 2021
in Uncategorized
Kuvendi miratoi Ligjin për huamarrje nga Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e ka filluar seancën e 38-të me dy pika të rendit të ditës, shtyrjen e regjistrimit që do të mbahej prej 5 deri më 30 shtator si dhe ndryshim të Kodit zgjedhor që parasheh përdorimin e terminalëve për lexim të gishtërinjve në zgjedhjet lokale që poashtu do të shtyhen për gjysmën e dytë të tetorit.

Në sallë kanë qenë të pranishëm 102 deputetë, ku “për” rendin e ditës kanë votuar 94 deputetë. Nuk ka pasur “kundër” dhe të “përmbajtur”.

Deputetët e kanë votuar nevojën e miratimit të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka ftuar kryetarët e komisioneve të caktojnë seancat në të cilat do të shqyrtohen ligjet dhe deputetët të dinë deri kur mund të iniciojnë amendamente. Ndryshimet e Ligjit për regjistrim do të shqyrtohen në Komisionin për çështje evropiane.

Kundër shtyrjes së regjistrimit janë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, koordinatori i të cilës Skender Rexhepi ka kërkuar pauzë prej një orë.

Rexhepi ka përsëritur qëndrimin për politizimin e regjistrimit dhe shtoi se shtyrja e regjistrimit do të jetë në dëm të shqiptarëve, jo për shkak të pandemisë. Ai ka drejtuar kritika ndaj BDI-së dhe punën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Rexhepi ka ftuar deputetët e BDI-së të mos votojnë për shtyrjen e regjistrimit.

Xhaferi ka thënë se fjalimi i Rexhepit ka qenë e natyrës procedurale dhe se seancat i udhëheq konform procedurave.

Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së ka vlerësuar se Rexhepi e ka keqpërdorë foltoren dhe se duhet të ruhet kredibiliteti i Kuvendit.

“BDI 20 vite merr mbështetje nga shqiptarët dhe çdoherë insiston në bashkëpunim me opozitën”, ka thënë Ademi duke shtuar se ASH dhe Alternativa nuk duan të bashkëpunojnë me ta por kërkojnë takime të ndara me liderë të partive tjera.

Next Post
Zgjidhje për Ligjin për shtetësi do të kemi në fillim të javës së ardhshme

Zgjidhje për Ligjin për shtetësi do të kemi në fillim të javës së ardhshme

Dita botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin

Dita botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom