Shkruan: Petrit Saraçini
Në Turqi ka 10 ditë që po zbatohet vaksinim masovik. Mbi 1 milion njerëz veçmë morrën vaksinën që arriti e para, ajo kineze. Turqia ka marrëveshje edhe për vaksinën Phizer që arrin 30 milionë doza, 4.5 milionë doza prej të cilave priten këtyre ditëve.
Para tri ditëve kryetari Erdogan lajmëroi për blerjen edhe të 10 milionë dozave tjera të vaksinës kineze.
Siç po shihet, Erdogani dhe Turqia e kanë të qartë rrezikun real nga koronavirusi. Nuk pyesin, a është vaksina nga perëndimi apo nga lindja. Kanë mundësi, janë fuqi, dhe blejnë sa munden, për shëndet të popullit.
Vetëm një gjë më çudit, pse Erdogani e Turqia nuk i dëgjoi Fejsbuk ekspertët nga Maqedonia, që thonë se virusi nuk ekziston dhe se pandemia është e shpikur? ?
#NandIqni
#AluminiumOverMaximum