shkruan: SAFIT ZEQIRI
Vitet e fundit, sipas shumë hulumtimeve, kemi qenë dëshmitarë se sa kohë kemi kaluar në rrjetet sociale. Mënyra e shpejtë e komunikimit, leximi i lajmeve, shikimi i videove, klipet e reja muzikore, deklaratat e politikanëve … dhe të gjitha për një të nesërme më të mirë. Nesër është gjëja që ne shpesh e përdorim, “po, nesër do të jetë! …, natyrisht, do të shihemi nesër …, nesër kolegu do të vijë …, doktori do të bëjë nesër ekzaminimet …, etj.
Nëse jeni duke pritur për nesër, e nesërmja po vjen. Nëse nuk jeni duke pritur ajo vjen akoma. Por a keni menduar ndonjëherë se cila është e nesërmja? Nesër është momenti i kohës që marrim pasi të zgjohemi në mëngjes, është cikli i famshëm kohor që përsëritet çdo 24 orë. Po, sigurisht që nuk jemi të befasuar nga përgjigjja, a nuk e dimë, nesër është nesër.
E nesërmja është e paparashikueshme, është një seri pyetjesh që na bënë një ditë më shumë, të jemi një ditë më të vjetër, por gjithsesi nuk kemi ide për të fituar diçka e për të humbur. Nesër është një pozitë e vështirë kur duhet të punojmë, të mendojmë dhe të luftojmë. Nesër është si një faqe e zbrazët letre.
Mund ta lëmë bosh, të shkarravitemi diçka ose ta bëjmë një kryevepër. Pra, si është nesër varet nga vetja jonë.
Pak më ndryshe, sa prej nesh mund të jetojmë me të vërtetë kuptimplotë dhe plotësisht për nesër?
Nesër … Unë do të injoroj të gjitha hidhërimet e djeshme, sepse nuk mund ta ndryshojmë atë që i përket së kaluarës. Nesër do të dua dhe vlerësoj çdo moment të lumtur të jetës sime. Edhe pse të shkurtër, ato janë dhuratat më të vlefshme që marr në këtë botë. Dhe jam i kënaqur që i ndaj me të tjerët … Nesër do të përballem me sfidat me gjithë guximin dhe besimin tim, do të bëj çmos për të kapërcyer pengesat.
E nesërmja jonë … është një përdorim i përditshëm i të njëjtave gjëra me momente të reja. Gjërat duhet të ndryshojnë në vendin tonë për ne dhe kjo nesër të jetë një e nesërme më e mirë!
Ndërsa ne ende jemi duke menduar, duke thënë, duke urryer, thashetheme, se kjo nesër e jona nuk do të ndryshojë, dhe ndryshimet janë ato që janë shumë të mira për një mëngjes të mirë me kafe dhe le të fillojë dita, të cilën të gjithë e duam!