Aktorja Vlladanka Dimkovska për Nismën e CIVILit #TëBashkuarNëDallime, thotë:
Me prejardhje jam nga Kumanova. Kjo do të thotë se jetoj në qytet me shumë dallime, kështu që, kam shumë shembuj, edhe pozitivë, edhe negativë. Kam shumë miq dhe shokë me përkatësi të ndryshme etnike dhe mendoj se ngadalë po i tejkalojmë situatat negative dhe po krijojmë shumë situata pozitive.
Nëse vlerësojmë se duhet të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane, atëherë mbase duhet të drejtohemi nga përhapja e dashurisë në vend të urrejtjes, në çdo bazë, jo vetëm etnike. Duhet të respektohemi më tepër dhe të fillojmë ti kuptojmë vlerat e vërteta evropiane, e kjo është të jemi të bashkuar në dallime të gjithë bashkë, dhe të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë.
Ne të rinjtë duhet të qëndrojmë guximshëm në mbrojtjen e dallimeve. Ne duhet të tregojmë se kjo shoqëri mund të jetë e bashkuar në dallimet e veta dhe se kjo është ajo e bukura. Ne të rinjtë jemi çelësi për një shoqëri për të gjithë.
[divide]
CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve ti shpërndajnë përmbajtjet e Nismës “Të bashkuar në dallime” me mesazhe pozitive, por edhe vetë të krijojnë tekste, fotografi dhe video me mesazhe dhe përvoja në këtë temë.
#TëBashkuarNëDallime
#ОбединетиВоРазличноста
#unitedindiversity
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.