• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

Në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut CIVILi organizon konferencë për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe korrupsion

December 10, 2020
in AKSION, BALLINA, DREJTËSI, TË DREJTAT E NJERIUT
Drejtësi dhe sundimi i të drejtës, sesioni i parë i konferencës së CIVILit, me pjesëmarrje të ministrit Mariçiq
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi organizon Konferencë për të drejtat e njeriut, drejtësi dhe kundër korrupsionit “Stacioni i Ardhshëm: Evropë”  sot, 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me fillim në ora 12. Konferenca do të mbahet e kombinuar, me prezencë fizike dhe onlajn, me respektim maksimal të protokolleve shëndetësore.

Konferenca do të mbahet në dy sesione, në ora 12 dhe 13:30. Sesioni i parë i konferencës është i titulluar “Drejtësi dhe sundimi i të drejtës”, me pjesëmarrje të Ministrit për Drejtësi, Bojan Mariçiq dhe profesorit universitar Aleksandar Spasov.

Sesioni i dytë i konferencës është me titull “Lufta kundër korrupsionit”, me pjesëmarrje të zëvendës Ministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, analisti politik dhe profesori universitar, Sasho Ordanoski dhe profesoresha universitare Jasna Baçovska. Moderator dhe pjesëmarrës në konferencë do të jetë Xhabir Deralla nga CIVILi.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.

Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara ( 3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).

Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA),si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Next Post
Osmani: Bisedimet në Sofje janë bazë e mirë për të vazhduar më tutje

Osmani do të mbajë fjalim para deputetëve në Parlamentin Evropian

Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira

Në qendrat kovid në Klinikat interne do të dërgohet numër shtesë i mjekëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom