Gazetari Ramush Muarem Cirko për Nismën e CIVILit “Të bashkuar në dallime”, flet për perceptimin e tij për nacionalizmin dhe urrejtjen ndëretnike. Ai thotë se nacionalizmi është si një lum i egër që vërshon pa kontroll në të gjitha anët…
Nacionalizmi është një lum kolektiv, ose paranojë individuale. Në fakt, nëse duam ta definojmë ose ta ilustrojmë nacionalizmin, në fakt unë e shoh si një lum të egër që lëviz pa kontroll gjatë rrjedhës së vet, dhe nëse e krahasojmë me kushtet e motit, për shembull, kur ka reshje shiu, atëherë ato degë ose ngjarje në shoqëri kontribuojnë që ai nacionalizëm të rritet si niveli i këtij lumi të egër, dhe të fillojë të vërshojë në të gjitha anët dhe thjeshtë, kur arrin deri te ky moment, humbet kontrolli dhe nuk ka kthim.
Unë jam përkatës i një kombi, i një komuniteti që është minoritet në këtë shoqëri, Rome. Konkretisht, më ka ndodhur që, të themi, shpeshherë mbi bazë, pikërisht në bazë të këtij nacionalizmi të më thërrasin me emra si për shembull – “maxhup” ose “xhipë”, sepse thjeshtë, për ata është më lehtë devalvimi i këtij komuniteti ose devalvimi i personit nga ky komunitet. Ka një gjë, të cilën ne duhet të mundohemi ta bëjmë, e kjo është të bëhet një pendë, të rregullohet ky vrull që të qetësohen ato lëvizje. E këtë pendë unë mund ta quaj të bashkuar në dallime, pikërisht kjo pendë mund të kontribuojë dhe ti japim emër – të bashkuar në dallime.
Ne duhet patjetër të hapim rrugën, pikërisht në mënyrën që duhet të gjejmë një kurë, dhe shërimi thjesht titullohet të bashkuar në dallime. Ky ilaç është kundër një sëmundjeje të quajtur tropofobi, dhe tropofobia do të thotë frikë nga ndryshimi. Ne ende nuk jemi gati, por të përgatitemi dhe të shërohemi nga ajo tropofobi, pikërisht ashtu, ky ai ilaç ose terapi është – të bashkuar në dallime.
Në fund, dua të theksoj edhe këtë: Të gjithë duhet ta ndjekim rrugën që çon deri në bashkim, gjegjësisht, të jemi – të bashkuar në dallime.
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.