Sasho Ordanoski, analist politik, në video mesazh për Nismën e CIVILit “Të Bashkuar në Dallime”, tregon për ndikimin e politikave, veçanërisht në kontekstin zgjedhor, se si janë ose si do të jenë marrëdhëniet etnike në vendin tonë.
Siç është e njohur, shumë vite, madje edhe dekada, marrëdhëniet ndëretnike ishin zgjedhja kryesore për fitimin e votave në zgjedhjet në Maqedoni, gjë që paraqiste nxitje të fuqishme për partitë, posaçërisht ato me agjenda nacionaliste që para çdo cikli zgjedhor, e të tilla kemi pothuajse çdo vit, të rregullta ose të parakohshme, i nxisnin këto marrëdhënie sepse në kampet e tyre etnike sillnin numër të caktuar votash. Tani, me vendosjen e një teme tjetër në agjendë, siç është një shoqëri për të gjithë, pavarësisht se sa me sukses po realizohet, dhe kjo është një ndër rreziqet që marrëdhëniet ndëretnike përsëri të kthehen në skenë, por, me koalicionet parazgjedhore ndëretnike ku ne për herë të parë në histori fituam koalicion ndëretnik që është e formuar me program të qartë para zgjedhjeve, disi u shfryen ato tema që ishin të imponuara nga pak edhe në mënyrë artificiale, kuptohet, jashtë domosdoshmërisë që për ato marrëdhënie të diskutohet kur ka probleme reale.
Kështu që, në këtë moment gjendja në Maqedoni është mjaftë e relaksuar në atë kuptim, ndërsa marrëdhëniet ndëretnike çdo herë kanë qenë dhe do të mbeten në majën e interesit të komunitetit politik dhe shoqëror sepse lëkundja e këtyre marrëdhënieve, manipulimi me këto tema etj., është çdo herë shumë i lehtë, mundet relativisht shpejtë të krijohen tensione të caktuara politike, sepse në Maqedoni akoma ekzistojnë stereotipe të caktuara kulturore dhe politike, nga të cila aktorë të rëndësishëm, madje edhe karriera të caktuara politike marrin tema për avancimin e tyre në skenën politike.
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.