Aktorja Nesrin Tair në video mesazh për Nismën “Të bashkuar në dallime” bën thirrje për bashkim në dallime dhe e shprehi besimin e saj se në vendin tonë ka shumë njeridashës. Ajo në adresimin e saj, e citon artistin e mirënjohur turk, Zylfu Livaneli, i inspiruar nga thënia e Dostojevskit – bukuria do ta shpëtojë botën.
Një autor, muzicient dhe poet turk, njëkohësisht edhe aktivist politik thotë “Bukuria do ta shpëtojë botën, dhe çdo gjë do të fillojë me dashuri ndaj njeriut”. Unë jam e gatshme të bashkohemi në dallimet si njeridashëse, dhe mendoj se edhe në republikën tonë ka shumë njeridashës, dhe se jemi të gatshëm të bashkohemi të gjithë në dallime.
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.