Snezhana Trpevska, hulumtuese në RESIS, në Ditën e organizatave qytetare, në organizim të Civika Mobilitas për CIVIL Media deklaroi se bashkimin e dallimeve e shqyrtojnë përmes prizmës së monitorimit të situatave që sjellin deri te ndarja.
Në pyetjen se sa dhe a është e mundur të bashkohen dallimet në shoqërinë tonë, si pjesë e nismës së CIVILit “Të bashkuar në dallime”, Trpevska deklaroi se ndryshimet në shoqërinë tonë duhet të lëvizin në drejtimin e bashkimit të njerëzve si të barabartë.
“Ne i kuptojmë dallimet si gjë që është e krijuar në mënyrë artificiale në marrëdhëniet shoqërore, njerëzit të dallohen në bazë të karakteristikave të tyre. Synojmë ndaj perceptimit të njerëzve në mënyrë të barabartë pavarësisht karakteristikave të tyre në cilëndo bazë, të kenë të drejta të barabarta dhe ti zhvillojnë në jetën personale në marrëdhëniet shoqërore, kjo është ajo që na intereson në hulumtimet tona. I hulumtojmë situatat në shoqëri të cilat sjellin deri te thellimi i dallimeve që të gjejmë mënyrë se si në mënyrë konkrete të bëjmë ndonjë ndryshim që njerëzit të jenë të barabartë. Në këtë kuptim e vëzhgojmë këtë problem të bashkimit të dallimeve”, tha Trpevska.
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: B. Jordanovska
Përpunimi i tekstit: D. Tahiri
Kjo përmbajtje është pjesë e Nismës “Të bashkuar në dallime”, kushtuar promovimit të dallimeve si përparësi, pasuri dhe cilësi e shoqërisë tonë. Nismën e udhëheq CIVILi, me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme dhe çështje evropiane e Dukatës së Madhe Luksemburg.