• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rejnders: Nevojiten ende përpjekje në përmirësimin e të drejtave themelore në Maqedoninë e Veriut

October 28, 2020
in BALLINA, KULTURË, POLITIKË
Rejnders: Nevojiten ende përpjekje në përmirësimin e të drejtave themelore në Maqedoninë e Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit të tij virtual me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq të realizuar dje, eurokomisari për Drejtësi, Didie Rejnders në një deklaratë me shkrim për MIA-n porosit se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat gjyqësore, veçanërisht në fushën e të drejtave themelore.

Rejnders dhe Mariçiq përmes video konferencës diskutuan mbi gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në shërbimet e inteligjencës dhe administratës publike të cilat janë parakushtet thelbësore përhapjen e kapitujve të parë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Rruga për reforma përmban sfida, veçanërisht duke i pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme të pandemisë Kovid-19. Sidoqoftë, është me rëndësi jetike që autoritetet e Maqedonisë së Veriut ta mbajnë nivelin e përkushtimit ndaj reformave”, tha Rejnders.

Ai shtoi se vendi ka treguar përpjekje të intensifikuara në reformat e sundimit të ligjit dhe theksoi se për një shtet efektiv të ligjit është thelbësor që gjyqësori të jetë i pavarur dhe vendimet e gjykatës të zbatohen.

Eurokomisari për Drejtësi e mirëpriti Ligjin për Prokurorinë publike.

“Ky ligj parashikon përgjegjësi për krimet që vijnë nga përgjimi i paligjshëm, por duhen përpjekje shtesë për ta përmirësuar situatën me të drejtat themelore, zbatimi i reformave nuk duhet të ngadalësohet”, deklaroi mes tjerash eurokomisari për Drejtësi.

Next Post
Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë për punonjësit shëndetësorë të angazhuar rreth Kovid-19

Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë për punonjësit shëndetësorë të angazhuar rreth Kovid-19

CIVILi me Nismën “Të bashkuar në dallime” paralajmëron një pasuri të përmbajtjeve mediatike, nesër intervistë me artistin dhe modelistin Zoran Kardulla

CIVILi me Nismën “Të bashkuar në dallime” paralajmëron një pasuri të përmbajtjeve mediatike, nesër intervistë me artistin dhe modelistin Zoran Kardulla

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom