• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Bekteshi: Do të rriten ingerencat e Inspeksionit të tregut, këtu jemi që të bisedojmë me hotelierët

October 5, 2020
in LAJME
Bekteshi: Do të rriten ingerencat e Inspeksionit të tregut, këtu jemi që të bisedojmë me hotelierët
Share on FacebookShare on Twitter

Masat për objektet hotelierike, të miratuara dje, janë propozim i Komisionit për sëmundje infektive dhe ne në tërësi do t’i respektojmë. Por, këtu jemi që të bisedojmë dhe t’u ndihmojë hotelierëve, nëse kanë vështirësi. Rritje e ingerencave të Inspektoratit shtetëror të tregut propozova unë personalisht, kur kemi pasur gjendje të jashtëzakonshme, kjo tanimë shqyrtohet në Qeveri dhe presim të merret një vendim i tillë”, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen me rastin e “Ditës së Vranecit”, Bekteshi tha se është shumë me rëndësi që të gjitha palët e prekura – institucionet kompetente, biznesi dhe qytetarët të dërgojnë një porosi të vetme, se KOVID masat duhet të respektohen.

Sipas Bekteshit, ende nuk ka numra për rënie në sektorin hotelierik. kjo do të shihet kur të fillojnë të zbatohen protokollet e reja.

“Si Qeveri, çdoherë ju referohemi ekspertëve. Nëse ata kanë vendosur se në këtë moment duhen masa të tilla të merren, atëherë ne këtë do ta respektojmë në tërësi. Por, këtu jemi që t’u ndihmojmë të gjithë sektorëve të prekur, siç e bëmë këtë me pakon e katërt të masave. Shumë është me rëndësi që të gjithë së bashku ta dërgojmë porosinë për respektimin e masave, duke marrë parasysh se përveç ndaj shëndetit të njerëzve, mosrespektimi ka impakt negativ edhe ndaj ekonomisë në përgjithësi”, tha Bekteshi, duke shtuar se nëse hotelierët nuk i respektojnë protokollet e miratuara, institucionet shtetërore do të veprojnë në mënyrë adekuate.

Lidhur me ingerencat e Inspeksionit të tregut dhe paralajmërimin se do të ketë rritje të tyre, ministri është decid se të gjitha institucionet, posaçërisht ato që kryejnë mbikëqyrje të drejtpëdrejtë, duhet të vendosin me kohë që të mos përsëriten rastet e mosresptimit të masave shëndetësore dhe protokolleve.

Next Post
Në mesnatë përfundon afati për regjistrim të mediave në KSHZ për reklamim për zgjedhjet për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë

Në mesnatë përfundon afati për regjistrim të mediave në KSHZ për reklamim për zgjedhjet për kryetar komune në Shtip dhe Pllasnicë

Intelektualët bullgarë kundër memorandumit të Sofjes, Zaev optimist për bisedimet

Intelektualët bullgarë kundër memorandumit të Sofjes, Zaev optimist për bisedimet

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom