• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Besimi – Gir: Transha e parë prej 80 milionë euro nga BE-ja arrin javën tjetër

October 2, 2020
in EKONOMI, LAJME
Besimi – Gir: Transha e parë prej 80 milionë euro nga BE-ja arrin javën tjetër
Share on FacebookShare on Twitter

 Transha e parë në vlerë prej 80 milionë euro, nga gjithsej 160 milionë euro ndihmë makrofinanciare nga Bashkimi Evropian (BE) për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi i koronës, do të transferohet javën tjetër. Kjo u theksua në takimin e parë zyrtar të ministrit të Financave Fatmir Besimi me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir.

Përveç kësaj, Bashkimi Evropian në kuadër të Marrëveshjes për rezidencë siguroi 40 milionë grant mjete. Këto mjete do të destinohen për linja të reja kredie pa interes dhe grante për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe grant për mbështetje të personave të papunësuar.

Në këtë takim, ministri i Financave theksoi angazhimin e fortë për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmërinë për zbatimin e reformave që do të na afrojnë në arritjen e këtij qëllimi.

“Eurointegrimet do të ofrojnë mundësi për rritje më të lartë. Ne jemi tërësisht të përkushtuar për forcimin e këtij angazhimi strategjik duke vendosur baza të forta që do të mundësojnë zbatimin e reformave kyçe. Menaxhimi efikas dhe efektiv i financave publike është kusht për anëtarësimin e vendit në BE dhe ne aktualisht jemi përqendruar në krijimin e një sistemi që do të mundësojë planifikimin strategjik afatgjatë të buxhetit dhe vlerësimin e rezultateve përmes treguesve të performancës. Ne jemi veçanërisht të përkushtuar në zbatimin e reformave strukturore që synojnë përmirësimin e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të punës dhe brenda procesit të përgatitjes së Programit për reforma ekonomike si parakusht për menaxhimin e përmirësuar ekonomik i cili është një nga bazat në procesin e eurointegrimeve evropiane”, tha ministri Besimi .

 Duke i dëshiruar mandat të suksesshëm ambasadorit, ministri falënderoi ekipin e tij për mbështetjen e parezervë të deritanishme me qëllim që të arrihen më shpejt vlerat evropiane dhe t’i bashkohen familjes së madhe evropiane dhe përveç kësaj shprehu shpresën se me fillimin e negociatave, mbështetja do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Next Post
CIVIL: Të ndërtojmë shoqëri që promovon paqe, tolerance dhe padhunë

CIVIL: Të ndërtojmë shoqëri që promovon paqe, tolerance dhe padhunë

Po analizohet numri rekord i rasteve të reja me Kovid-19, tani për tani nuk ka masa për lëvizje të kufizuar

Po analizohet numri rekord i rasteve të reja me Kovid-19, tani për tani nuk ka masa për lëvizje të kufizuar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom