• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: I papërgjegjshëm vendimi i VMRO-DPMNE-së për të mos votuar për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme

October 1, 2020
in BALLINA, POLITIKË
Zaev: I papërgjegjshëm vendimi i VMRO-DPMNE-së për të mos votuar për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme
Share on FacebookShare on Twitter

Si të papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve, i vlerësoi kryeministri Zoran Zaev paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së opozitare se në Kuvend nuk do të votojë për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme që për shkak të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19 i nënshkroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në kushte kur Parlamenti u shpërnda.

“Në kushte të Kovid-19, kur vjen sezoni i gripit, dimrit, dikush në mënyrë kaq joserioze t’i vendosë gjërat është joserioze, por çdokush e bartë përgjegjësinë e vet”, tha kryeministri Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në SHF “Jan Amos Komenski” në Karposh, me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Ai shtoi se edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së ka kërkuar shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, edhe siç thotë, nuk ka fare rëndësi se kush ka kërkuar, sepse kushtet kanë qenë të atilla që duhej të bëhej.

“Nuk ka rëndësi se kush e ka kërkuar, e kërkuam së bashku pushteti dhe opozita. Presidenti Pendarovski na dëgjoi, i dëgjoi argumentet, mbajtëm takime dhe ai e shpalli gjendjen e parë të jashtëzakonshme, si dhe të tjerat. E fundit ishte me kërkesë të opozitës për shkak të zgjedhjeve, nuk kishte mënyrë si ndryshe të organizohen datat adekuate ligjore për mbajtje të zgjedhjeve. Tani të deklarohet se nuk mbështetet gjendja e jashtëzakonshme, se nuk do të votohet gjendja e jashtëzakonshme, më butë e thënë, është papërgjegjësi”, tha kryeministri.

Por, shtoi se nuk do të thotë se do të ketë çfarëdo lloj krize, sepse, siç potencoi, sistemi i ka zgjidhjet në vete.

“Procedurat duhet të vazhdojnë. Kryetari i Kuvendit është o obliguar t’ua parashtrojë vendimet për gjendjet e jashtëzakonshme. Ata duhet të debatojnë rreth tyre. Nuk bëhet fjalë për krizë kushtetuese, as për ndonjë problem për anulim të çfarëdo lloj vendimesh të cilat janë miratuar, as ndërkaq procesi është revirsibil, përkatësisht nuk mund të kthehet prapa. Nuk ekziston   rrezik”, theksoi kryeministri Zaev.

Shtoi se vendimin presidenti e solli në konsultim me juristë, të cilët i shqyrtuan të gjitha variantet e mundshme ligjore dhe kushtetuese, sepse, siç theksoi, është serioze të punohet në vendime të rëndësishme, posaçërisht ato të cilat sillen për herë të parë.

Ai kërkoi solidaritet nga të gjithë faktorët shoqërorë dhe mbështetje për institucionet të cilat duhet të përballen me pandeminë dhe pasojat nga ajo.

“Vjen dimri. Kush e di nëse do të na duhet sërish gjendje e jashtëzakonshme apo jo, kush e di nëse Parlamenti do të mund të mblidhet apo jo. Ne duhet t’i mbështesim institucionet pa dallim nëse jemi opozitë apo pushtet. Nevojitet solidaritet i ndërsjelltë, të tregojmë përgjegjësi më të madhe sepse ky është problem me të cilin po përballet e tërë bota, ndërkaq më lehtë po përballen me ndonjë sfidë ata të cilët janë solidarë, kanë mirëkuptim dhe i zgjidhin gjërat me dialog”, potencoi Zaev.

Next Post
Fillon viti shkollor për nxënësit dhe studentët

Fillon viti shkollor për nxënësit dhe studentët

Carovska: Të rinjtë janë partner i rëndësishëm për ne, grupi punues MASH-të rinjtë do të marrë pjesë në krijimin e politikave të suksesshme arsimore

Carovska: Të rinjtë janë partner i rëndësishëm për ne, grupi punues MASH-të rinjtë do të marrë pjesë në krijimin e politikave të suksesshme arsimore

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom