• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Deputetët e VMRO-DPMNE nuk mbështesin konfirmimin e vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme në RVM

October 1, 2020
in BALLINA, POLITIKË
Deputetët e VMRO-DPMNE nuk mbështesin konfirmimin e vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme në RVM
Share on FacebookShare on Twitter

Mbetet e pasigurt nëse Kuvendi do t’i konfirmojë vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që do të marrë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski për shkak të pandemisë me Kovid-19, pasi dje Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se do të votojnë kundër konfirmimit të tyre. Për miratimin e pesë vendimeve nevojitet mbështetje nga të paktën 80 deputetë, që është e pamundur pa mbështetjen e një pjese të deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Kuvendi dje e filloi seancën në rend dite të të cilës është konfirmimi i vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por debati rreth tyre nuk filloi sepse seanca u ndërpre. Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi paralajmëroi se deputetët në mënyrë shtesë do të informohen për vazhdimin e seancës.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski paralajmëroi se Grupi i deputetëve të kësaj partie do të votojë kundër konfirmimit të pesë vendimeve, sepse, sipas tyre, ato nuk janë shfrytëzuar për qëllimin për të cilin janë marrë, por janë keqpërdorë nga Qeveria.

Sipas tij, partia ka marrë vendim të këtillë për tre arsye – sepse vendimet kanë qenë të marra “për përballje më të mirë me pandeminë, ndërsa gjendja është shumë e keqe”, sepse “duhej të jetë bazë për përballje me pasojat ekonomike, ndërsa ka përkeqësim  drastik të gjendjes ekonomike në shtet me rritje të papunësisë dhe sepse që dy bazat paraprake Qeveria i ka keqpërdorë dhe “në vend që të miratohen masa të cilat do të përkushtoheshin në këto tema miratonte dekrete me fuqi ligjore të keqpërdorura për punë të cilat  nuk kanë lidhje me këto baza”.

burim: mia.mk

Next Post
Zaev: I papërgjegjshëm vendimi i VMRO-DPMNE-së për të mos votuar për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme

Zaev: I papërgjegjshëm vendimi i VMRO-DPMNE-së për të mos votuar për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme

Fillon viti shkollor për nxënësit dhe studentët

Fillon viti shkollor për nxënësit dhe studentët

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom