Jovana Trençevska nga Ministria për punë dhe politikë sociale në fjalimin e saj foli për Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, vendimin e Gjykatës kushtetuese për heqjen e ligjit, i cili vendim hasi në reagime të shumta, jo vetëm te aktivistët dhe profesionistët, por edhe te qytetarët dhe reflekton në jetën e përditshme.
Nga ky aspekt, jetojmë në kohë ku opsioni i vetëm është ndërtimi i shtetit bashkëkohor social, ku respektimi i të drejtave të njeriut është vlerë themelore. Për momentin nuk kemi rrumbullakësuar një rregullore ligjore që do tu kushtohet diskriminimit dhe mundësive të barabarta dhe prioriteti i Qeverisë është sjellja e këtij ligji.