Profesoresha Mirjana Najçevska në panelin “Diskriminimi dhe punësimi në sektorin publik dhe privat” në organizim të CIVILit, theksoi se shfuqizimi i Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi ishte i paarsyeshëm, me lexim të gabueshëm të kushtetutës dhe ligjeve, dhe se me këtë në fakt e kanë sjellur shtetin në gjendje të ketë një vakum, të mos ketë rregullore ligjore me të cilën qytetarët do të mbrohen nga diskriminimi.
„ Nuk duhet të ketë trajtim të ndryshëm për shkak të një karakteristike të ndryshme të njeriut, posaçërisht kur bëhet fjalë për punësimet në sektorin privat”, theksoi Najçevska.
“I shmangem fjalës – diskriminim pozitiv, diskriminimi afirmativ kur i jepet përparësi me vetëdije një kategorie të caktuar të personave. Sistemi ynë bazohet mbi të drejtat dhe liritë e individit, në këtë mënyrë e mohojmë parimin qytetar, i cili ishte karakteristik për strukturën politike të mëparshme”, shtoi Najçevska.