• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rangellova lirohet nga akuza për rastin “Dhunë në Komunën e Qendrës”

September 24, 2020
in BALLINA, DREJTËSI
Rangellova lirohet nga akuza për rastin “Dhunë në Komunën e Qendrës”
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria heq dorë nga ndjekja për personat Daniella Rangellova, Millan Andonovski dhe Borçe Bogdanovski, deklaroi prokurorja Fatime Fetai në gjykimin e sotëm për dhunë para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Për të akuzuarën Rangellova, sqaroi Fetai, gjatë debatit kryesor, rezultoi se nga veprimet e saj nuk del vepra, për të cilën ngarkohet.

“Nga dëshmitë e parashtruara nuk u tregua involvimi i saj në veprën dhe për këto shkaqe nuk qëndron akuza kundër saj”, tha Fetai.

Për të gjithë të akuzuarit, sqaroi Fetai, nga dëshmitë e parashtruara u tregua involvimi i tyre, përveç për Andonovskin dhe Bogdanovskin.

“Sjellja e këtyre dyve nuk ka intensitet të tillë të sjelljes së dhunshme dhe prej këtyre shkaqeve heqi dorë nga ndjekja kundër tyre”, tha Fetai.

Prokurorja Fetai, e lexoi akuzën e pastruar, sipas së cilës i akuzuari i parë Nikolla Gruevski më 1 qershor të vitit 2013 me telefon nga i akuzuari i dytë Mile Janakieski ka kërkuar që përmes personit Tomisllav Llazarov të organizojë një grup njerëzish nga komitetet qendrore të VMRO-DPMNE-së.

I dënuari Tomosllav Llazarov, i cili e pranoi fajin, tha ajo, ka dhënë drejtime që një grup më i madh të organizohet dhe pengojë arritjen e kryetarit të komunës Andrej Zhernovski në ndërtesën e komunës, e me arsye se do të votohet kundër ndërtimit të kishës Shën Konstatini dhe Helena, e cila nuk ka qenë as në rend të ditës.

Procesin e udhëheq gjykatësi Dushko Josifovski.

Në procesin “Dhunë në Qendër” janë akuzuar më shumë persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si dhe ish këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe tetë persona tjerë.

Next Post
Fatime Fetai në gjah edhe pas mjekëve!

“Shuplakat e porositura”: Fatime Fetai hoqi dorë nga akuzat kundër ish deputetes Rangelova dhe dy të akuzuarve tjerë

MMJPH: Arrihet marrëveshja për dhënien e lejes ndërtimore nga Komuna e Gostivarit për rehabilitimin e Rusinos

MMJPH: Arrihet marrëveshja për dhënien e lejes ndërtimore nga Komuna e Gostivarit për rehabilitimin e Rusinos

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom