Gjykata i hodhi si të pabaza kërkesat e mbrojtjes në gjykimin për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, të dëgjohen si dëshmitarë më shumë persona, mes të cilëve edhe Ivica Konevski dhe Kiril Bozhinovski dhe peshkopi Agatangel.
Gjykatësi Dushko Josifovski tha se kërkesa për një pjesë të dëshmive materiale janë të pranueshme, ndërsa sot kërkesat e bëra sot për dëshmitarë janë refuzuar si të pabaza, sepse kanë të bëjnë me momente të reja.
Seanca e sotme vazhdon me prezantimin e materialeve shtesë, të propozuara nga mbrojtja, të cilat gjykata i prnaoi të prezantohen në procedurë shtesë.
Lëndën e drejton gjykatësi Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Gavril Bubevski.
Prokurori Bubevski, në lidhje me propozimet e mbrojtjes, tha se provat materiale shtesë, të cilat janë dokumente dhe procesverbale, janë të pranueshme.
Mbrojtja e Mile Janakieski, në fillim të seancës së sotme kërkoi nga gjykata që të dëgjojë Ivica Konevski dhe Kiril Bozinovski në një procedurë shtesë dëshmuese, si dhe të paraqesë të gjitha bisedat e përgjuara, nëse ka, midis klientit të tyre dhe personit Tomislav Lazarov.
Mile Janakieski, para gjykatës, tha se 15 dëshmitarë propozuan mbrojtje dhe askush prej tyre nuk është dëgjuar deri më tani, dhe kërkoi mirëkuptim nga gjykata dhe që të paktën 2-3 dëshmitarë të pranohen.
I akuzuari Aleksandar Trakovski kërkoi nga Gjykata të merret në pyetje peshkopi Agatanegl.
Marrjen në pyetje të peshkopit Agatangel kërkoi edhe avokati sipas detyrës zyrtare të Nikolla Guruevskit.
Në “Dhunën në komunën Qendër” akuzohen më shumë persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Danela Rangelova dhe tetë persona të tjerë.
burim: mia.mk