• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

BE: I takon Kosovës të gjejë mënyra për zbatimin e marrëveshjes për Asosacionin

September 17, 2020
in RAJON
BE: Maqedonisë së Veriut i duhet Qeveri stabile!
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano ka thënë të enjten se në takimin mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, diskutohet për çështjet financiare dhe se për këtë rend dite janë marrë vesh vetë palët.

Ndërsa lidhur me “aranzhimet për komunitetet joshumicë” ai ka thënë se kjo temë do të jetë në rend dite në ditët në vijim, pa dhënë detaje tjera, transmeton REL.

Ai ka rikujtuar se ekziston marrëveshja për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se pala kosovare “duhet të vijë me një propozim për zbatimin e marrëveshjes”.

“Mund të them se Kosova ka hyrë në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është bërë në mirëbesim të palëve dhe asnjëherë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë një mënyrë se si të zbatohet kjo marrëveshje”, ka thënë ai.

Thaçi: Kuvendi t’ia ndalojë kryeministrit të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës

I pyetur se çka qëndron prapa termit “komunitetet joshumicë në Kosovë”, dhe se a po bisedohet edhe për komunitetet tjera jo shumicë, e jo vetëm për komunitetin serb, ky zëdhënës i BE-së ka thënë se edhe terminologjia është diçka për të cilën janë pajtuar palët.

Të enjten në Bruksel, zhvillohet takimi në nivel të ekspertëve ndërsa pas dhjetë ditëve pritet të ketë edhe një takim në nivel të lartë me praninë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak ka porositur se të enjten do të diskutohet për pretendimet financiare ndërsa në ditët e ardhshme edhe për çështjet e lidhura me aranzhimet për komunitetin joshumicë.

Prapa termit “aranzhimet për komunitetet joshumcië” qëndron çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Hoti: Të enjten nuk do të diskutohet për Asociacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë më 16 shtator se “hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

Osmani e konsideron të gabueshëm diskutimin e çështjeve “të mbyllura” në Bruksel

Sipas tij, diskutimi për Asociacionin të enjten është “fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës”. Ai shton se diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit.

Në anën tjetër, kryeministri Hoti ka thënë të mërkurën se në Bruksel nuk do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, të enjten diskutohet për çështjen e obligimeve financiare mes dy vendeve, që kanë të bëjnë me çështjen e pensioneve të viteve të 90-ta, suksesioni i pasurisë së ish-Jugosllavisë, borxhi publik, dëmet e luftës, reparacionit etj.

 

burim: portalb.mk

Next Post
CIVILi e dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën: Qëndrimet mbrohen me fakte, jo me dhunë!

CIVILi e dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën: Qëndrimet mbrohen me fakte, jo me dhunë!

Jankullovska duhet të shkojë në burg, supremja refuzon ankesat

Jankullovska duhet të shkojë në burg, supremja refuzon ankesat

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom