• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Eco Guerilla: Të hetohet Komuna e Tetovës për ndërtesat te “K.I.P. Jelak”, kush mund të blejë banesa mbi varreza?

September 11, 2020
in LAJME, POLITIKË
Eco Guerilla: Të hetohet Komuna e Tetovës për ndërtesat te “K.I.P. Jelak”, kush mund të blejë banesa mbi varreza?
Share on FacebookShare on Twitter

Informacionet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me shitjen e pronës së K.I.P. Shik-Jelak në Tetovë bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontravers serbo-malazez, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e menjëhershme të të gjitha procedurave të metejshme në urbanizimin e bllokut urban 57A.

Komuna e Tetovës në mënyrë jotransparente sjell vendime kontraverse për të ndryshuar kahjen e qytetit me plane të reja urbanistike, ku në mungesë të informacioneve spekulohet për një numër rreth 8,000 banorësh.

Në mungesë të ujit të pijshëm, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve, vendparkimeve, garazheve kolektive, bulevardeve, qarkoreve, vlerësojmë se qyteti i Tetovës është shumë larg me kapacitetet infrastrukturore për ndërtime kompleksesh rezidenciale e komerciale brenda qytetit. Është e papranueshme që në hyrje të qytetit të ndërtohen 30 pallate të reja banimi, në një qytet kaotik në të gjitha aspektet, pa kushte elementare, ku mungojnë dukshëm parqet, hapësirat për rekreacion. Opinionit publik duhet ti sqarohet nëse janë bërë vlerësime për pasojat ekologjike dhe lëvizjes së ajrit nga këto ndërtime.

Në memorjen kolektive të qytetarëve të Tetovës shumë mirë dihet që hapësira e Shik Jellakut kanë qenë varreza dhe pronë e vakëfit. Emrat e këshilltarëve që kanë votuar fshehurazi për këtë plan urbanistik do të mbahen mend për të keq në memorjen e qytetit. Pyesim se kush do të blejë banesa që ndërtohen në një vend ku ka pasur varreza dhe pronë të grabitur nga vakëfi?

Metastaza e mafias urbane bashkë me partitë politike qeverisëse po arrin kulmin në qytetin tonë. Prokuroria duhet menjëherë të nisë hetime ndaj Komunës së Tetovës si dhe personave tjerë të kyçur në këtë pazar skandaloz me shumë dyshime dhe paqartësi për të gjithë ne. Kulturës së pandëshkueshmërisë duhet ti jepet fund përgjithmonë.

 

Next Post
Mariçiq – Saiti: Pushteti gjyqësor duhet të punojë në përmirësimin e besimit të opinionit

Mariçiq – Saiti: Pushteti gjyqësor duhet të punojë në përmirësimin e besimit të opinionit

Zaev prezenton programën qeveritare, zhvillimi ekonomik dhe rritja e pagave prioritet

Zaev paralajmëroi pako të re të masave ekonomike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom