Koalicioni i mëtejmë, raportet me BDI-në dhe partitë e tjera të koalicionit në Qeverinë teknike dhe rrezultatet e deritanishme, do të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së ku do të caktohet kryeministri teknik, njofton drejt.mk.Këtë e ka konfirmuar sot kryeministri Zoran Zaev i cili shton se në organet e partisë do të shihet edhe nëse gjatë Qeverisë teknike, ndryshon diçka në raport me partnerin e koalicionit. Zaev vlerëson se akoma është herët për të vendosur edhe për koalicionet e mundshme parazgjedhore me partitë shqiptare, si dhe për vetë mënyrën e garës në zgjedhjet e 12 prillit.
“Në ato mbledhje do t’i shqyrtojmë të gjitha çështjen politike. Marrëveshje për koalicion, bashkëpunim ose diçka të tillë, nuk besoj se do të ketë para mesit të muajit shkurt. Listat për kandidatë duhet dorëzuar diku nga 12 marsi dhe duke pasur parasysh këtë afat, ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha argumentet për të vendosur se si do të rreshtohemi para qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha kryeministri Zoran Zaev.
A. Zeqiri / drejt.mk