Sot në qendrën e Shkupit, CIVILi në info-stendë e prezantoi projektin “Ardhmëri e gjelbër” të cilin e zbaton në bashkëpunim me Hajnrih Bell nga Sarajeva.
Në info-stendin qytetaret dhe qytetarët e Shkupit u informuan për qëllimet e këtij projekti. Ekipi i CIVILit me ata bisedoi për drejtësinë sociale, vlerat e gjelbra dhe antinacionalizmin.
Krahas komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetaret dhe qytetarët, një pjesë e të interesuarve nënshkruan edhe deklaratë për mbështetje të CIVILit. “Nëse edhe tjerët dëshirojnë të na përkrahin, atë mund ta bëjnë edhe online në linkun e ueb faqes së organizatës” – thonë aktivistët e CIVILit.
Ekipi i CIVILit bëri edhe video-anketë ndërmjet qytetare(ë)t, në cilën ishte parashtruar pyetja çka mendojnë ata për atë “Çfarë ardhmërie e pret Maqedoninë, e zezë ose e gjelbër?”. Anketa së shpejti do të publikohet në CIVIL Media dhe CIVIL i gjelbër.
Nga CIVIL u bëjnë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të interesuar, të cilët dëshirojnë t’i ndajnë mendimet për këta tema dhe kanë ide se si të kontribuojnë për Ardhmëri të gjelbër, të shkruajnë porosi në fejsbuk faqen e organizatës. Ekipi i CIVILit është gjithmonë i hapur për komunikim të drejtpërdrejtë në info-stendët e numërta në Shkup dhe nëpër tërë shtetin. Më tepër informata rreth aktiviteteve të CIVILit mund të gjeni këtu.
CIVIL ekipi për komunikime