• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Ali Ahmeti nuk ka të drejta mbi shqiptarët e Maqedonisë

January 22, 2019
in MENDIMI I LIRË
Ali Ahmeti nuk ka të drejta mbi shqiptarët e Maqedonisë
Share on FacebookShare on Twitter

As tani, e as më tutje, Ali Ahmeti nuk ka dhe nuk do të ketë të drejtë t’u thotë shqiptarëve të Maqedonisë se “ua ka dhënë” ndonjë të drejtë nga ato të cilat prej shumë kohe pritet të realizohen.

Shkruan: Xhevdet Hajredini

Gjatë tërë kohës së “pushtetit të përbashkët” me VMRO-në, duke e pasur, që nga 2011 edhe shumicën e 2/3 në Kuvend, BDI nuk arriti dot as ta realizojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, as integrimin në NATO dhe BE, as zgjedhjen e presidentit “konsensual”, as zgjedhjen e shqiptarit për kryetar të Kuvendit, as ligjin për statusin e UÇK-së, as decentralizimin e pushtetit, as përdorimin e simboleve kombëtare.

Përkundrazi, BDI, jo që se ka penguar, por e ka mbështetur Gruevskin, i cili me antikuizimin dhe me realizimin e projektit “Shkupi 2014” që kushton afër 1 miliardë euro të popullit më të varfër në Evropë, Greqia me të drejtë  e ka të mos e lejojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Nuk e pati vështirë Gruevski ta zbulojë se për krerët e BDI, qëllimi i vetëm është të shpëtojnë nga gjykimi për rastet të cilat gjyqi i Hagës i ktheu në kompetencë të gjyqeve të Maqedonisë.

E kemi dëgjuar nga “bombat e Zaevit” se si Gruevski me vështirësi i bind deputetët e VMRO të hynë në sallën e Kuvendit për ta votuar amnistinë e personave të përfshirë në këto akuza.

“Ju thuani të vijnë të votojmë, të rijmë rehat gjatë tërë mandatit”, e urdhëroi ai Sillvana Bonevën. Dhe me të vërtetë qëndruan rehat, jo vetëm një por dy mandate të tëra.

Shqiptarët e Maqedonisë pritën që  disa nga këta kërkesa të realizohen vetëm pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit, si dhe shkëputjen, me ndihmën e ndërkombëtarëve të BDI-së nga VMRO-ja. U realizua kjo duke iu falënderuar shqiptarëve të cilët, duke votuar kundër BDI-së dhe për LSDM-në, e bënë të mundur këtë.

Next Post
Pse “merimangat” frikohen nga mercedesët?!

Pse “merimangat” frikohen nga mercedesët?!

Ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venedikut

Ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venedikut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom