Kategoritë

TRAUMAT E SOPIT Maqedonia e Veriut

Sot u bë një ditëshe, qante pa pushim në repartin parlamentar, erdh doktori tha: jepni një “meme”, tre muajt e para kështu, pastaj ambientohet.

Shkruan: Hasim Memishi Sopi

I kishin veshur pantallona të verdha dhe fanellë të kuqe, te koka kishte një telefon ku në “laud speakers” dëgjohej “ makedoncite se borat”, ajo ishte muzika që e vëndonte në gjumë për dy minuta.

Nuk dinin se çfarë qumështi t’i jepnin, dikush propozoi qumësht nga Manastiri, dikush tjetër qumësht nga Tetova, e dikush nuk pajtohej assesi as me njërën as me tjetrën, ai tha: do t’i sjellim qumësht nga Serbia se e kemi “hasret”.

Mjekët ju thanë familjarëve të kenë kujdes sepse ka ardh në jetë me shumë probleme, nëse nuk kujdesen mirë mund të ndodh edhe ajo që nuk e dëshiron askush.

Mbrëmë e kanë vizituar të gjithë politikanët, njëri shikonte lartë dhe thoshte ky fëmijë është i imi, një tjetër thonte jo jo, i imi, disa të tjerë nuk i afroheshin sepse thonin është fëmijë i “birësuar” prej jashtë.

Hyri mjeku në dhomë, nxorri të gjithë vizitorët jasht dhe i tha motrës medicinale: vishe më trashë, se në veri është shumë ftohtë.