Shkruan: Mersiha Smailloviq
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]M[/dropcap]ëse dëshiroj të zgjedh ndonjë identitet, edhe pse identiteti im veç më është i formuar, unë, megjithatë, zgjedh të kem identitet të pavdekshëm. Identitet të cilin askush nuk e sjell në pyetje, identiteti i njerëzimit, i humanitetit, të jesh moment pozitiv në një shoqëri, të kontribuosh…
Në kornizat e gjithë asaj që po na ndodh në Republikën e Maqedonisë dhe ql e brengos qytetarin e rëndomtë, mendoj se identitetin tim për momentin e përjetoj si qytetare e cila paguan tatime, e cila nuk i shkel ligjet, ndoshta ndonjë të imët, për parkim të gabueshëm, qytetare që i paguan të gjitha tatimet e mundshme, dhe pasi jam pronare e një kompanie, paguaj edhe tatim të fitimit, dhe qytetare e cila nuk e ka problem të paguajë tatime derisa nga shteti ndahen mjete për ndihmë sociale, qytetare e cila nuk e ka problem pensionin e moshës për persona mbi 65 vite…Të gjitha këto karakteristika, si qytetare e Maqedonisë, më bëjnë të marr pjesë në krijimin e Maqedonisë në një vend më të mirë, duke e bërë një vend më të mirë për jetë, vend në të cilin do të ketë kushte për jetë për të rinjtë, të moshuarit, për të gjithë…
Mendoj se për identitetin gjëja kyçe është – të mos i shkelni, por ti respektoni ligjet e Maqedonisë. Në aspektin e debateve tjera, se si njerëzit e kuptojnë identitetin lidhur me etninë përkatëse, kam shkruar edhe për Civilin. Në temën – cili është identiteti im, mund të them se reflektoj një pasqyrë të mrekullueshme për Maqedoninë, si vend i kulturave, popujve dhe kombeve të ndryshme…Kemi myslimanë Maqedonas të cilët identifikohen si Torbeshë dhe Goranë, varësisht nga zona e prejardhjes, ose, si gjyshet e mia që janë endur në kornizat e Jugosllavisë dhe kanë ardhur të jetojnë në Maqedoni…
Debati në Maqedoni në kuptim të Marrëveshjes së Prespës me të vërtetë krijoi hapësirë – njerëzit të marrin të drejtën të tregojnë se kush ka, e kush nuk ka të drejtë të bisedojë për identitetin në kornizat e kësaj marrëveshje… Një pjesë e madhe e komunitetit tim etnik, boshnjak, ishim të etiketuar se nuk kemi të drejtë të bisedojmë për identitetin maqedonas. Përsëri kthehemi në pyetjen: kush ka të drejtë të negociojë ose, a është identiteti diçka për të cilën mund të negociohet, ose, a është kjo ndonjë ndjenjë që ne e kemi brenda në vete? Unë kam lindur në Maqedoni, por identiteti im si përkatëse e komunitetit boshnjak nuk ndryshon, sepse me këtë identitet jam rritur, në shtëpi e flasim gjuhën boshnjake dhe këtë ndjenjë nuk e ndryshoj, edhe pse rrallë shkojmë atje prej nga rrjedhim, në Serbi.
Në kuptim të reflektimit të Maqedonisë, kam ngjarje interesante gjatë udhëtimeve në vendet ku popullsia është me dominim mysliman. Kisha profilim të veçantë në aeroport, me siguri për shkak të dukjes time, nga i cili duket qartë identiteti im fetar, më mbajtën dhe më dërguan në dhomë të veçantë që të më pyesin cila jam, çfarë jam, çfarë kërkoj në atë shtet… Ishte e mjerueshme që nuk e dinin gjuhën angleze, kështu që ftesa për konferencë nuk më bëri punë. E revoltuar, pyeta: pse më mbani, pse më sollët këtu? Nuk u përgjigjën, nuk dinin anglisht dhe e gjithë ajo zgjati 15 minuta…
Diçka të ngjashme përjetoj edhe në aeroportet evropiane, në të cilat siguria është e ngritur në nivel më të lartë. Në ato 15 minuta më rrotullohet në kokë një mendim: “Tepër e bardhë të jem myslimane, tepër myslimane të jem qytetare e Evropës”.
Definitivisht, kjo është diçka me çfarë vazhdimisht përballeni me atë nevojë për përkatësi, ky identitet të jetë gjëja kyçe që do t’u definojë dhe të gjithë t’u shohin përmes atij identiteti. Me të vërtetë, kjo vetëm do ta bëjë më të rëndë funksionimin në një shoqëri normale e cila pretendojmë të jemi. Nëse unë dëshiroj të zgjedh një identitet, edhe pse identiteti im veç më është i formuar, unë megjithatë do të zgjedh identitet të pavdekshëm. Identitet të cilin askush nuk do ta sjell në dyshim, identitetin e njerëzisë, humanitetit, të jesh miment pozitiv në shoqëri, të kontribuosh.
Ky është identiteti të cilin askush nuk do t’ua shkel ose rrezikon. Me “dilema” – a je “tepër e bardhë të jesh myslimane”, humbim shumë kohë produktive, shumë energji dhe hyjmë në debate se kush ka të drejtë, e kush jo, a të dal në referendum, ose, cila jam unë të bëj thirrje për dalje në referendum, cila jam unë të bëj pazarllëqe me emrin etj… Të gjitha këto momente janë humbje kohe, në vend se të fokusohemi në ndërtimin e shoqërisë konstruktive dhe ndërtimin e identitetit i cili me të vërtetë do ta pasqyrojë Maqedoninë, ashtu si është. Shoqëri me shumë kultura, multietnike, multifetare…Me të gjitha këto “multi” para vetes, ne, për fat të keq, u kthehemi problemeve rrënjësore për atë se kush jemi dhe çfarë jemi…
Ajo që ishte interesante në aspektin e debatit për referendumin është që në partinë opozitare kemi edhe të tillë që nuk i takojnë grupit etnik maqedonas. Një nga ata përfaqësues është përkatës i grupit tim etnik, boshnjak, dhe ishte i madhëruar si hero, i cili votoi për ndryshimet në kushtetutë. Komentet ishin: “Si është e mundur, tradhtar!” Çdo herë komunitetet tjera etnike janë tradhtarë…Dhe përsëri ndjenja se, nëse je përkatës i një grupi, dhe dëshiron të jesh pjesë e atij grupi, duhet ta kesh atë mejnstrim të mendimit dhe sjelljes…Nuk pranohet diçka që është e ndryshme, si mendim, etni, ose komunitet…
Unë mendoj se është në rregull të ketë parti të pastra etnike sepse votuesit këtë e duan, retorika para zgjedhjeve është e mprehur në aspektin e momenteve etnike. Mirëpo, unë angazhohem për ide të konceptit qytetar dhe ide të identitetit, ku çdo kujt do t’i lejohet të zgjedh vet dhe të ndjehet ashtu si dëshiron. Secilit në Maqedoni, që kontribuon, që investon, e dashuron…Për mua, kjo është e rëndësishmja në këtë tregim.
Ndoshta kur kritikojmë në debate publike dhe konferenca, duke dashur që sistemi të jetë më i mirë, dëshirojmë të flasim për Maqedoninë para bashkësisë ndërkombëtare – në dritë shumë më të mirë. Dhe kur flasim për identitetin, shpresoj se të gjitha komunitetet etnike do të ngritën mbi identitetin tonë primar. Dhe, se të gjithë do të ndërtojmë një shoqëri e cila me të vërtetë do të jetë më e mirë për jetë dhe se do të fitojmë epitetin se ne jemi – qytetarë të Evropës
Në aspektin e ngjarjeve në botë, ishte interesante të dëgjohet përfaqësuesja e re në Kongresin në SHBA, e cila është me prejardhje nga Somalia. Ajo theksoi: Unë vij me shumë “të para”, jam refugjatja e parë, myslimania e parë me mbulesë në Kongres dhe gruaja e parë me ngjyrë tjetër, e cila do ta përfaqësojë shtetin e vet…
Derisa në botë ndodhin shumë gjëra të para dhe revolucionare, për fat të keq, ne këtu kthehemi në vitet 1903, 1906 dhe të gjitha ato njëmijë e nëntëqinda vite, ndërsa realiteti është tani, jeta që e jetojmë është tani…Shpresoj se identiteti është vetëm rast dhe mënyrë të jemi të ndryshëm, të njihemi, të shoqërohemi, të pranohemi, dhe jo të ndahemi.
[divide]
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.