Shkruan: Ljubço Georgievski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]I[/dropcap]dentiteti maqedonas nuk është i rrezikuar nga përcaktimi – “E Veriut” ose para emrit të shtetit, por nga qasja e maqedonasve etnikë ndaj identitetit të vet. Maqedonasit nën sundimin Osman kanë arritur ta shpëtojnë identitetin me ruajtjen e kulturës dhe traditës…Kanë vallëzuar maqedonisht, kanë kënduar maqedonisht, dhe kanë folur maqedonisht…Të shohim se sa ne vetë, sot në Maqedoni kujdesemi për identitetin tonë Maqedonas
Tema me identitetin është çështje e cila mua më fle shumë dhe shumë herë deri tani e kam diskutuar në publik dhe me adresime të ndryshme. Ndoshta ky moment është i mirë për përsëritjen e disa nga qëndrimeve të mia në lidhje me këtë, për të cilat shpresoj se do të kenë ndonjë ndikim në tejkalimin e kësaj situate të sotme, të cilën mund ta quajmë si situatë krize.
Kur flasim për identitetin, posaçërisht për identitetin maqedonas dhe për pyetjen – a do të ketë ose nuk do të ketë identitet maqedonas edhe më tej, ne nuk mund të mos i kthehemi pak historisë së çështjes së identitetit maqedonas dhe ndryshimin e tij gjatë, t’i marrim parasysh vetëm 100 vitet më parë. Rasti është pikërisht fakti se, për fat të keq, në dekadën e fundit kemi biseduar për identitetin maqedonas në periudhën e disa mijëra viteve prapa, diçka ndaj të cilës unë isha shumë kritik, dhe më në fund, gëzohem që si një ide propagandiste, kjo sot bie në ujë.
A do të mbijetojë identiteti maqedonas dhe a do të bëhet diçka nga ai pas Marrëveshjes në Prespë? Jam absolutisht optimist , mirëpo, ne duhet t’i qasemi problemit në mënyrë objektive.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, në Maqedoni ndodhi një nga ndryshimet më radikale të identitetit të një populli në Evropë, madje edhe në botë, të cilën ne, si dëshmitarë në historinë bashkëkohore mund ta shohim. Përnjëherë, nga ajo që të gjithë ne e dinim, dhe ishte normë mirë e vendosur – se populli maqedonas është pjesë e grupit sllav të popujve, përnjëherësh u shndërruam në Maqedonas antikë! Në diçka të veçantë, në diçka ekskluzive, në diçka që nuk ka lidhje me asgjë në botë, dhe nga kjo thurrëm një përrallë, në të cilën, për fat të keq, shumica filluan të besojnë. Ndërsa ata që ishin bartës të asaj ideje, mendoj se nga arsye të qarta marketingu e keqpërdorën që të fitojnë në zgjedhje.
Gjegjësisht, bëhet fjalë për identitetin e ashtuquajtur antik të popullit maqedonas, për të cilën gjë kam shumë tekste. Ne nuk jemi maqedonas antikë, nuk duhet nga atje ta marrim burimin tonë, dhe shpresoj se sot, në një diskutim më normal, do të arrijmë në mënyrë më të argumentuar ta mohojmë vetë atë tezë. Përndryshe, kur flasim për atë identitet të rrejshëm, nuk mund të mos them se ky na dëmtoi shumë në marrëveshjet politike me fqinjët, na dëmtoi në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare, mirëpo, na dëmtoi më tepër neve.
Në nivel psikologjik, ne u ngritëm mbi të gjithë, filluam të hyjmë në ndonjë film se ne jemi qendra e botës, se çdo gjë rrotullohet rreth nesh, se askush nuk mundet pa ne, e në fakt, e shohim se nuk është fare ashtu, bota gjallon edhe pa prezencën tonë…Dhe pa diskutim të veçantë, pa kuazi shkencëtarët që shkruanin libra dhe gjironin filma dokumentarë në këtë temë. E gjithë kjo edhe ishte një kuazi – shkencë e cila, thjeshtë, na bombardoi dhe na shkaktoi pasojë afatgjate e cila besoj se do të zvarritet shumë vite pas këtyre ngjarjeve.
Projektimi i propagandës në këto 11 vite të kaluara, tregonte për njëfarë identiteti të kombit maqedonas dhe identitetit si e kuptojmë sot, së paku dy ose tre mijë vite pas, ndërsa kaloheshin periudhat prej 50 ose 100 vite… Është shumë problematike dhe me të vërtetë krijon problem në vetëdijen e një Maqedonasi, kur vetëdijen tonë të sotme për identitetin maqedonas e projektojmë 2000 vite pas. Kur t’i shohim faktet, puna është ndryshe. Ta marrim Maqedoninë para kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903, të shohim se çfarë ka ndodhur me atë identitet maqedonas. Nëse bëjmë një prerje të identitetit të atëhershëm maqedonas, gjegjësisht, të popullsisë sllave, dy tre vite para kryengritjes së Ilindenit, do të shohim një pasqyrë për të cilën duhet hapur të flasim dhe të ballafaqohemi me atë. Do të shohim se masa e dhe e sllavëve Maqedonas në territorin e Maqedonisë etnike deklarohen si çdo gjë tjetër, përveç si Maqedonas. Ka një masë e madhe e Maqedonasve që janë transformuar në muslimanë dhe veten e quajnë turqë, dhe ne tepër pak e përpunojmë në mënyrë shkencore këtë pjesë të popullsisë maqedonase, të cilët së pari u islamizuan, e pastaj e merr emrin etnik -Turqë. Kjo është pjesë e tregimit etnik Maqedonas.
Pastaj, shkojmë në një shtresë të patriarkistëve të ashtuquajtur Grekë, të cilët nuk janë për nënçmim, të cilët në atë kohë janë numër prej 300-400 mijë Maqedonas që deklarohen si Grekë. Shumica prej atyre që kanë luftuar kundër maqedonasve, si patriarkistë grekë, kanë qenë pikërisht maqedonas dhe kemi emra të njohur nga ata.
Grupi i tretë janë Maqedonas të cilët nën ndikimin e propagandës serbe dhe patriarkisë serbe, deklarohen si Serbë, kemi enklava të tilla në rrethinën e Strugës, në Poreçe, në Malin e Zi të Shkupit, Kumanovë…Dhe këta janë Maqedonas, por të cilët veten e përjetojnë dhe deklarohen si Serbë.
Dhe në fund, masa më e madhe, të cilën ne sikur turpshëm duam ta pranojmë, deklarohen si Bullgarë maqedonas. Praktikisht, nëse e shohim atë ide revolucionare të VMRO, nëse duam të jemi objektivë, do të shohim se, për fat të keq, kjo VMRO historike edhe në dokumentet në fillim, mbështetet vetëm në Maqedonasit të cilët deklarohen si Bullgarë. Dhe prandaj, në vitin 1902 e kemi librin e Krste Petkov Misirkov “Për çështjet Maqedonase”, në të cilën ai qartë dhe pa dyshime tregon – çfarë nëse deri dje nuk ka pasur komb maqedonas? Ideja e tij është pikërisht kjo, të gjithë Sllavët në Maqedoni të cilët në atë moment deklarohen si Serbë, Grekë, Bullgarë ose Turqë, të quhen Maqedonas. Kjo është baza e tregimit etnik Maqedonas, e identitetit nacional të cilin ne thjeshtë, qoftë në mënyrë propaganduese, qoftë politike, nëse nga ajo që nuk mund të përballemi me realitetin, thjeshtë, duam ta kalojmë…
Çdo kush që në atë kohë ka kërkuar milet nga Perandoria Osmane, nën “secili” nënkuptoj atë që quhej komunitet ose entitet etnik në Jugosllavinë e mëparshme, këtë edhe e fitonte. Edhe vetë Misirkovi në librin e tij thotë: “Unë jam i sigurt se nëse kërkojmë nesër milet maqedonas, Turqit do të na e japin”. Megjithatë, kjo nuk ndodh! VMRO, inteligjenca maqedonase e asaj kohe nuk kërkojnë milet maqedonas, nuk ka punë të tillë në historinë tonë, nuk ka një letër të atij lloji, nuk ka manifest… Në vitin 1905 mblidhen 100 tregtarë vllehë dhe intelektualë, i dërgojnë letër sulltanit dhe sulltani u jep miletin e Vllehëve. Kjo nuk ndodh te populli maqedonas.
Identiteti maqedonas, sipas meje, nuk është i rrezikuar nga përcaktimi “E veriut”, ose “E Epërme” para emrit të shtetit, por nga qasja e maqedonasve etnikë ndaj identitetit të vet. Sipas tij, Maqedonasit nën sundimin Osman kanë arritur ta shpëtojnë identitetin me ruajtjen e kulturës dhe traditës.
“Kanë vallëzuar valle maqedonase, kanë kënduar këngë në gjuhën maqedonase dhe kanë folur maqedonisht…Hajde të shohim se sa ne vetë në Maqedoni kujdesemi për identitetin tonë maqedonas. Të vizitojmë një dasmë maqedonase, në festë maqedonase, ju siguroj se kombi bashkëkohor maqedonas dhe shteti bashkëkohor maqedonas janë të vetmit në Ballkan, ku kënga kombëtare është pakicë në krahasim me ndikimet tjera kulturore. Ne asgjë nuk veprojmë flasim për identitetin maqedonas, ndërsa kur duhet të festojmë një dasmë, ditëlindje ose ditën e emrit, ne nuk e këndojmë këngën maqedonase, dhe pastaj flasim se dikush tjetër e na e rrezikon identitetin maqedonas. Jo, ne vetë e rrezikojmë.
Me qindra e qindra Maqedonas, në diasporë, kur shkoja në fillim kur duhej ta krijojmë shtetin Maqedonas, si pyetje kryesore që ma parashtronin ishte – pse duhej të paguajnë nga 50 dollarë për pasaportë maqedonase? Ata janë njerëz që flasin për Maqedoninë, të cilët e kishin rëndë të paguajnë, dhe mendoj se deri në ditën e sotme ky problem zvarritet në shumë diskutime të diasporës maqedonase, kur duhet të japin nga 50 euro ose 50 dollarë që të marrin pasaportë Maqedonase…
Të shkojmë më tutje, shumica nga ata duhet të pyeten se pse pas 15 vite nuk janë kthyer në Maqedoni. Do të vijnë në Maqedoni kur do t’u vdes babai ose nëna, që t’i varrosin, dhe përsëri, 15 vitet e ardhshme zhduken. Çfarë ndodh me mos pagëzimin masovik me emra maqedonas të fëmijëve në dijasporë? Dhe në fund, çfarë po ndodh me mos mësimin e gjuhës maqedonase? Unë ju siguroj se në këtë moment, 50% të fëmijëve të gjeneratës së parë Maqedonasve në diasporë nuk e dinë gjuhën maqedonase, e të mos flas për gjeneratën e dytë… 99% nuk e dinë gjuhën maqedonase!
Dhe në fund, me të vërtetë për argumentet se shtesa e tipit – E Veriut, është e dëmshme. Nuk ka asnjë dëm dhe nuk ka asnjë reperkusion për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe për pyetjen – a do të jetë identiteti maqedonas. Thjeshtë, sipas meje, kjo nuk është çështje për diskutim. Shumë herë jam shprehur për këtë çështje, shumë herë kam thënë se çështja e identitetit është diçka që vetë duhet ta mbrojmë, dhe vetë ta bartim.
Të mos flasim për shembujt me emrat të cilat i kam përmendur shpesh. Shembulli me Kosovën fqinje, populli është Shqiptar, pjesërisht Serb, mirëpo ta shohim atë shqiptarin si bartës, ata në asnjë moment nuk mendojnë se emri Kosovë është problem për identitetin e tyre. Dua të përkujtoj edhe në fqinjin tonë verior, Serbinë, kur të gjitha republikat u shkatërruan dhe mbeti vetëm ajo të jetë Jugosllavi, mendoj se 6-7 muaj emri ishte Jugosllavi, populli ishte Serb, por kishte diskutim të mbahet emri Jugosllavi.
Identiteti është diçka shumë më burimore, është ndjenjë të cilën askush nuk mund ta rrezikojë nëse e ke shtetin tënd. Edhe mua më vjen keq që çështja e identitetit që është çështje minore, u bë problem i Maqedonasve në Maqedoni. Të themi në Turqi – Kurdët luftojnë për shpëtimin ose mbrojtjen e çështjes së pakicës, në Maqedoni pyetjen mund ta parashtrojnë të gjitha pakicat – vetëm jo, populli Maqedonas – a është mjaft i mbrojtur identiteti, a kujdeset shteti për këtë identitet, a ka asimilim politik…, këto janë pyetjet për identitetin.
Kjo çështje na vendos në një gropë të thellë nga e cila nuk mund të dalim. Dhe rrotullohemi 30 vite rreth kësaj çështje. Vërej, ende ka shumë fuqi politike që binden këtë çështje ta mbajnë në jetë, përsëri me temat dhe tregimet tjera… Ndërsa, në esencë, kjo është vetëm një mohim i identitetit individual.
[divide]
Teksti është pjesë e publikimit “Humbje e identitetit ose… ? nga projekti i CIVILIT me emrin e njëjtë në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania.