• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Gjykatësi Osman Shabani vendosi pro kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike për gjykim në mungesë të Gruevskit

November 23, 2018
in LAJME
Këtë javë vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”
Share on FacebookShare on Twitter

Azilanti Nikolla Gruevski do të gjykohet në mungesë edhe për lëndën “Titanik”. Gjykatësi Osman Shabani vendosi pro kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike për gjykim në mungesë, ndërsa hodhi poshtë kërkesën e palës mbrojtëse që të ndahet procedura për Gruevskin. Në një nga bombat e lëshuara sot në seancën gjyqësore u dëgjua se si ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska në bisedë telefonike i thotë ish ministrit të transportit Mile Janakievski se për shkak të korrupsionit, VMRO DPMNE-ja ka humbur Komunën Qendër.

“E di se çfarë na ka mashtruar në Qendër, korrupsioni. Qendra është komunë intelektualësh, nuk është Jegunovc”, tha Gordana Jankullovska.

“Definitivisht nuk mundet, e kemi humbur edhe Debar Maallo dhe Kapishtecin, njëjtë si herën e kaluar”, tha Mile Janakieski.

Jankullovska më tej thotë se duhet të merren vesh edhe me BDI-në për prishjen e votimit nëse ekziston ndonjë mundësi tjetër e votimit. Mile Janakievski ditën e zgjedhjeve ka bërë edhe shumë telefonata të tjera me disa persona të ndryshëm ku dëgjohej se kryente kontroll për nivelin e daljes në votim të të punësuarve në institucione shtetërore dhe të firmave private që kanë bashkëpunuar me qeverisjes e kaluar. Ai në një nga bisedat përmend edhe të punësuarit e firmës së Orçe Kamçev “Orka Holding” të cilët nuk kanë dal për të votuar.

“Nga Debar Mallo nuk kanë dal numër i madh, shikoje familjen Andonovi dhe të tjerët atje”, u shpreh Mile Janakieski.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish sekretari i Qeverisë Kirill Bozhinovski, ish ministri i transportit Mile Janakievski, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ish zv.ministrja e drejtësisë Biljana Brishkoska, deputeti Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Në rastin tjetër “Titanik 3” ku të akuzuar janë dy zyrtarë të BDI-së deputeti Ejup Halimi dhe Ismet Guri dëshmuan 5 pjesëtarë të komisioneve zgjedhore në Komunën e Çairit, për zgjedhjet e vitit 2013. Dëshmitarja Naxhije Salihi e cila ishte anëtare e komisionit zgjedhor në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov” tha se gjatë dëshmisë së saj në PSP, procesverbali i treguar ka dalluar shumë nga ai i cili ka qenë i firmosur menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Next Post
Hajredini: Qeveria e vazhdon dhimbjen 30 vjeçare me buxhetin shtetëror!

Hajredini: Qeveria e vazhdon dhimbjen 30 vjeçare me buxhetin shtetëror!

Ballafaqimi me çështjet e identitetit

Ballafaqimi me çështjet e identitetit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom