Konferenca #VeprimIntegrim për vlerat evropiane, alternativat e gjelbra dhe kundër nacionalizmit në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri iu kushtua këmbimit të përvojave dhe zgjidhjeve për avancimin në fushat që i mbulon projekti.
Në konferencë me fjalim hyrës u paraqit Xhabir Deralla, presidenti i Civilit i cili foli për qëllimet dhe angazhimet për promovimin dhe praktikimin e vlerave evropiane dhe alternativat e gjelbra, dhe Biljana Jordanovska, CIVIL, e cila foli për hulumtimin përmes fokus grupet pikërisht për këto çështje.
“Kjo orvatje e jona e quajtur Veprim – Integrim zbatohet nga ne për 10 muaj bashkë me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania dhe është pjesë e një strategjie shumëvjeçare në të cilën i ndajmë aktivitetet dhe vlerat tona, por edhe me individë tjerë, organizata joqeveritare, institucione në nivel lokal dhe nacional”, tha Deralla.
Jordanovska i paraqiti gjetjet kryesore nga hulumtimi përmes fokus grupeve në komunat Shkup, Shtip, Veles dhe Gostivar në prill të këtij viti.
“Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve vlerësuan se mundësinë e vetme për kyçje dhe pjesëmarrje në sjelljen e vendimeve mundet ta zbatojnë përmes organizatave qytetare.
Ata që u përgjigjën se nuk ekziston asnjë mundësi për pjesëmarrje qytetare problemin e gjetën në edukimin dhe informimin e pamjaftueshëm. Sipas tyre, organizatat qytetare nuk janë mjaftueshëm të njohur me mundësitë ligjore që të mund t’u ndihmojnë dhe t’i kyçin qytetarët në vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional. Problemi tjetër është jotransparenca e vetëqeverisjeve lokale”, tha Jordanovska në kontekstin e pjesëmarrjes qytetare në sjelljen e vendimeve në nivel lokal dhe nacional.
Në fjalimin e saj ajo i paraqiti edhe gjetjet kryesore për reformat demokratike, vlerat e gjelbra dhe evropiane.
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Biljana Jordanovska