• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Konferencë për shtyp e Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit

September 30, 2018
in LAJME
Konferencë për shtyp e Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe përkundër faktit se si parti opozitare u përballëm me vështirësi për të paraqitur thirrjen tonë për të votuar PRO referendumit, si dhe kufizimeve që pushteti i bëri deputetëve tanë për paraqitje në programin e paguar politik, ne përsëri arritëm në maksimum të mobilizojmë votën opozitare të shqiptarëve në Maqedoni, u tha në konferencën për shtyp të Lëvizjes BESA, krahu i Bilall Kasamit.

“Së pari më lejoni të falënderoj gjithë ata që ju përgjigjën thirrjes tonë për të dalë dhe votuar në këtë Referendum duke e kryer obligimin e tyre me  përcaktimin pro NATO dhe BE. Nga dalja që kemi parë në vendbanimet me shumicë shqiptare, u dëshmua edhe njëherë përcaktimi PRO NATO dhe BE i shqiptarëve dhe ky përcaktim i shqiptarëve është obligim i joni si parti politike që të mos lejojmë që dikush të shkelë mbi vullnetin e pastër të shqiptarëve këtu në Maqedoni”, deklaroi Kasami.

Pavarësisht se ky proces, potencoi, nuk kaloi cenzusin e pritur prej 50% plus 1, qytetarët e vendit kanë dërguar një mesazh politikës, që për të ardhmen e Maqedonisë duhet të votojnë ata që i ka zgjedhur popullit duke marrë përgjegjësinë politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Lëvizja Besa tashmë është e përgatitur për fazën që vijon, pra atë të ndryshimeve kushtetuese ku do japim sugjerimet dhe këndvështrimet tona për të bërë korrigjimet dhe saktësimet e nevojshme për të pasur një kushtetutë e cila do garantojë barazinë e plotë të shqiptarëve në Maqedoni dhe do ndërtojë të ardhmen e sigurt evropiane të këtij vendi në NATO dhe BE”, deklaroi Kasami. (MIA)

Tags: Konferencë për shtyp e Lëvizjes BESA të Bilall KasamitLëvizja Besa
Next Post
Mediat greke për referendumin në Maqedoni

Mediat greke për referendumin në Maqedoni

Fillimi i vitit akademik 2018/2019

Fillimi i vitit akademik 2018/2019

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom